Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Dua” me adoleshenten e 1999-s e kthen Kosovën në Cannes

Pamje nga filmi Dua

Me regji të Blerta Bashollit dhe skenar të saj në bashkëpunim me Nicole Borgeat, “Dua” si bashkëprodhim midis Kosovës, Zvicrës e Francës para publikut të Cannes do të sjellë rrëfimin e një adoleshenteje me krejt dritëhijet që ajo përjeton më 1999. Bëhet fjalë për ditët e tmerrit

Janë ditët kur pritej intervenimi i NATO-s për të ndalur krimet kundër njerëzimit që Serbia po i bënte kundër shqiptarëve të Kosovës. Historia zhvillohet në Prishtinë, tash kryeqytetin e shtetit më të ri në Evropë. E ky rrëfim që ka në qendër një adoleshente, do ta ketë premierën botërore si film në atë që është festivali i festivaleve, jo veç në Evropë, por në krejt botën. “Java e kritikës”, seksion paralel i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Cannes, ka zgjedhur filmin e ri të Blerta Bashollit, “Dua” që të jetë brenda konkurrencës zyrtare të filmave të gjatë artistikë

Është një rrëfim krejt personal. Një 13-vjeçare gjendet në ditët e vështira të Kosovës më 1999. Janë ditët kur pritej intervenimi i NATO-s për të ndalur krimet kundër njerëzimit që Serbia po i bënte kundër shqiptarëve të Kosovës. Historia zhvillohet në Prishtinë, tash kryeqytetin e shtetit më të ri në Evropë. E ky rrëfim do ta ketë premierën botërore si film në atë që është festivali i festivaleve, jo veç në Evropë, por në krejt botën. “Java e kritikës”, seksion paralel i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Cannes, ka zgjedhur filmin e ri të Blerta Bashollit, “Dua”, që të jetë brenda konkurrencës zyrtare të filmave të gjatë artistikë. Mjeshtëria e Bashollit ka dalë në pah edhe më herët. Por tash është rikonfirmuar meqenëse midis mbi një mijë aplikimeve nga mbi 100 vende të botës, “Dua” do të jetë midis 7 konkurrentëve të “’La Semaine de la Critique”. 

Me regji të Blerta Bashollit dhe skenar të saj në bashkëpunim me Nicole Borgeat, “Dua” si bashkëprodhim midis Kosovës, Zvicrës e Francës para publikut të Cannes do të sjellë rrëfimin e një adoleshenteje me krejt dritëhijet që ajo përjeton më 1999. Bëhet fjalë për ditët e tmerrit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ndërsa lufta afrohet dhe tensionet etnike përshkallëzohen, 13-vjeçarja Dua përpiqet të gjejë vendin e saj mes bashkëmoshatarëve dhe brenda trupit të saj që po ndryshon. Pas një incidenti që trondit komunitetin e saj, ajo vetë bëhet shënjestër dhe lidhet me një vajzë të guximshme, Maki, e cila e tërheq drejt një forme të papritur rezistence. Mes dhunës së përditshme dhe kërcënimit në rritje të mërgimit, ka pak hapësirë për zgjime të qeta”, shkruhet në përshkrimin që i bën filmit “Java e kritikës”. 
Me kastin e aktorëve ku midis të tjerësh bëjnë pjesë Arben Bajraktaraj, Pinea Matoshi, Kaona Matoshi, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Fiona Abdullahu e Mila Savic, “Dua” do të fusë publikun në “lëkurën” e një adoleshenteje që e rrethuar me lajme të tmerrshme të luftës, ka dilemat e saj, pasigurinë e frikën me të cilën përballet sikurse çdo shqiptar. Filmi është shumë personal dhe bazohet në përvojën e vetë regjisores. Basholli edhe kësaj radhe ka në qendër ndjeshmërinë njerëzore. Producentë të filmit janë: Valon Bajgora dhe Yll Uka nga “Ikonë Studio”, ndërsa bashkëproducentë janë Britta Rindelaub dhe Thomas Reichlin nga “Alva Film” në Zvicër dhe Amaury Ovise  nga “Kazak Productions” në Francë. 
Producenti Valon Bajgora ka thënë se lajmi i së hënës është më i miri që mund ta merrnin. 
“Krejt ambicia ka qenë këtu. Ideja ka qenë që t’i kemi partnerët e duhur dhe të arrijmë këtu ku jemi. Filmi, pas kësaj premierë, do ta ketë rrugëtimin e vet. Tashmë kemi shumë kërkesa. Mendojmë të aplikojmë në Kosovë edhe për të qenë kandidat për ‘Oscars’. Mendoj që ka potencial të madh. Është një tregim që duhet t’i tregohet botës për një periudhë të Kosovës kur nuk ka pasur mbulim mediatik para bombardimeve. Është rrëfim shumë i sinqertë nga një adoleshente dhe vjen nga perspektiva e saj”, ka thënë ai. Sipas Bajgorës, tash, në një kohë kur po prodhohen lajme me të pavërteta historike, Kosovës i duhet rrëfimi i “Duas”. 

“Ia kemi arritur qëllimit që të jemi në festivalin më të madh. Në këtë seksion shumë pak filma frëngjishtfolës marrin pjesë. Ishin mbi 1000 filma nga mbi 100 shtete. Mendoj që Kosova për një kohë të gjatë do të ketë një vëmendje shumë të madhe me këtë film”, ka thënë ai.

Filmi pos Qendrës Kinematografike të Kosovës, është përkrahur edhe nga “Centre National du Cinéma et de l’Image Animée”, “Office Fédéral de la Culture”, “ARTE Cinema”, “Eurimages”, “SRF - Schweizer Radio und Fernsehen” dhe “Cineforom”. 

“Java e kritikës” si seksion paralel i Festivalit të Cannes  është themeluar në vitin 1962 nga Unioni Francez i Kritikëve të Filmit. Java fokusohet në zbulimin e talenteve të reja, duke prezantuar filma të parë dhe të dytë artistikë të autorëve nga e mbarë bota. Regjisorë si: Jacques Audiard, Alejandro González Iñárritu, Ken Loach, François Ozon, Wong Kar-ëai apo në vitet më të fundit César Augusto Acevedo, Julia Ducournau, David Robert Mitchell, Santiago Mitre, Jeff Nichols e Rebecca Zlotoëski janë zbuluar nga “La Semaine de la Critique”.

“’La Semaine de la Critique’ materializon çdo vit rolin e saj si zbulues talentesh përmes një përzgjedhjeje prej 13 filmash të shkurtër dhe 11 filmash artistikë që prezantohen gjatë Festivalit të Filmit në Cannes. Komitetet e përzgjedhjes së filmave, të përbëra nga kritikë që janë anëtarë të Unionit Francez të Kritikëve të Filmit, zbulojnë kështu universet shumë unike të talenteve në ngritje. Juria ndan katër çmime çdo vit: Çmimin e Madh, ‘AMI Paris’ dhe Çmimin ‘French Touch’ të Jurisë për filmat artistikë, Çmimin ‘Leitz Cine Discovery’ për filmat e shkurtër dhe Çmimin ‘Louis Roederer Foundation Rising Star’, i cili vlerëson një performancë aktrimi  në një nga filmat në garë”, bën të ditur seksioni “La Semaine de la critique”. 

Ngjarja ka në fokus të vihen në pah filmat e parë dhe të dytë artistikë të realizuar nga regjisorë nga e gjithë bota, t’u mundësohet kritikëve francezë të mbështesin dhe të eksplorojnë sa më mirë krijimtarinë e re filmike, të mbështeten zbulimet e sotme në mënyrë që të shndërrohen në talentet e së nesërmes dhe t’u  kushtohet vëmendje e veçantë filmave të shkurtër dhe me metrazh të mesëm, si hapat e parë në karrierën e një regjisori.

Filmi i Bashollit është në konkurrencë me “The Station”, bashkëprodhim midis Jemenit, Jordanit, Francës e disa vendetve të tjera nën regji të Sara Ishaq, me “La Gradiva”, bashkëprodhim fracezo-italin nën regji të Maeinë Atlan, “A girl Unknoës” bashkëprodhim kinezo-francez nën regji të Zoi Jung, “Seis mesës en le edificio rosa con azul”, bashkëprodhim midis Meksikës, Danimarkës e Brazilit nën regji të Beuno Santamaria Razo, “Tin Castle” bashkëprodhim irlandezo-feancez nën regji të Alexander Murphy dhe “Alive” prodhim francez nën regji të Aina Cloet. Katër filma të tjerë janë jashtë konkurrencës dhe do të kenë “Special Screenings”. 

Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se kjo është hera e parë që një film kosovar përzgjidhet në “Semaine de la Critique”, një nga seksionet më prestigjioze dhe më kompetitive të festivalit, ku “Dua” do të garojë për katër çmime kryesore në kategorinë e filmave të gjatë.
“Një dramë ‘coming of age’, e vendosur në Kosovën e viteve ’90 dhe e frymëzuar nga përvojat personale të regjisores, filmi ndjek historinë e një adoleshenteje introverte në kërkim të identitetit në një periudhë të ndërlikuar politike”, ka njoftuar QKK-ja. 

Regjisorja Basholli ka arritur alamet suksesi edhe me filmin e saj debutues të metrazhit të gjatë. Me “Zgjoi” në anglisht “Hive”, ajo histori në kinematografi kur në më të madhen ngjarje amerikane të llojit të vet, “Sundance Film Festival”, i fitoi tri shpërblimet kryesore: “Çmimin e jurisë”, “Çmimin e publikut” dhe “Çmimin për regji” në kategorinë “Ëorld Cinema Dramatic”. Tutje, rrugëtimin e ka vazhduar me suksese tjera duke marrë edhe shumë shpërblime prestigjioze nëpër festivale anembanë botës. “Zgjoi” ka hyrë po ashtu në listën e ngushtë të nominimeve për “Oscar” në kategorinë “Filmi më i mirë i huaj”. 

Kurse Kosova i kthehet Cannes pas dy vjetësh. Më 2024 filmi “Rrugës” nën regji të Samir Karahodës qe pjesë e konkurrencës zyrtare të kategorisë së filmave të shkurtër. Paraprakisht i njëjti regjisor me “Pa vend” bëri histori, duke qenë i pari produksion vendor që garoi për “Palmën e Artë”, në këtë festival në korrikun e vitit 2021, ku filmi u dha premierë botërore. Edhe asokohe në të njëjtën kategori. Më 2021 pos me filmin e Karahodës, Kosova ishte e pranishme edhe me premierën botërore të filmit “Luaneshat e kodrës”, nën regji të Luana Bajramit në kuadër të “Director's Fortnight”. Edicioni i sivjetmë i Festivalit të Cannes, i 79-ti me radhë nis më 12 dhe përfundon më 23 maj.