Kulturë

“Fjalorthi i termave të përbashkimit” me përvoja në fushën e ndërmjetësimit artistik

fjalorth

Në këtë vepër flitet edhe për vetëfuqizimin, si dhe kundërshtimin e diskriminimit të bazuar në aftësi të veçanta

“Përmbledh përvojat dhe mësimet e pesë organizatave të angazhuara shoqërisht dhe politikisht me projekte të bazuara në komunitet dhe pjesëmarrëse në kryqëzimin e artit vizual, punës sociale dhe aktivizmit. Libri përfshin shtatëmbëdhjetë kapituj që trajtojnë tema të tilla si: përfshirja e komuniteteve, vetëfuqizimi, puna emocionale, mikpritja, kundër diskriminimit të bazuar në aftësi të kufizuar (antiaftëzimi) dhe ndërthurja”, ka bërë të ditur fondacioni në komunikatë

“Nuk mund të themi që kemi arritur diku, por as nuk mund të themi që nuk kemi arritur diku...”, nuk është thjesht një fjali. Lë të kuptohet se në titull vlerësohen arritjet e botimit që llojin e përcakton pjesa tjetër e titullit: “...Fjalorth i termave të përbashkimit”. Tematika si përfshirja e komuniteteve, vetëfuqizimi, puna emocionale e mikpritja janë veç disa prej atyre që trajtohen.

Fondacioni “Shtatëmbëdhjetë” me bazë në Prishtinë është një prej bashkëpunëtorëve për këtë botim. Organizata të tjera të artit si “La Escocesa” nga Barcelona, “OFF-Biennale” nga Budapesti, asociacioni për art bashkëkohor “” nga Austria dhe shtëpia botuese “tranzit.cz” nga Çekia janë kontribuues në këtë vepër që, sipas “Shtatëmbëdhjetë” është botim “për punonjësit e kulturës, kuratorët dhe artistët”.

Libri është në dispozicion falas në shqip, çekisht, anglisht, gjermanisht, hungarisht dhe spanjisht.

“Përmbledh përvojat dhe mësimet e pesë organizatave të angazhuara shoqërisht dhe politikisht me projekte të bazuara në komunitet dhe pjesëmarrëse në kryqëzimin e artit vizual, punës sociale dhe aktivizmit. Libri përfshin shtatëmbëdhjetë kapituj që trajtojnë tema të tilla si: përfshirja e komuniteteve, vetëfuqizimi, puna emocionale, mikpritja, kundër diskriminimit të bazuar në aftësi të kufizuar (antiaftëzimi) dhe ndërthurja”, ka bërë të ditur fondacioni në komunikatë.

Bëhet e ditur se ky fjalorth është menduar kryesisht për punonjësit e kulturës që duan të zhvillojnë një program publik në organizata jofitimprurëse, si galeritë e artit, programet e artistëve rezidentë, hapësirat ndërdisiplinore dhe të ngjashme.

“Fjalorthi përpiqet të ofrojë një pasqyrë të thjeshtuar dhe të përqendruar të përvojave në fushën e ndërmjetësimit artistik dhe harton grackat dhe pikat fillestare me të cilat përballen organizatorët e këtij lloji aktiviteti. Duke përdorur shembuj praktikë, lexuesit do të mësojnë se si të merren me komunitetet në zona të largëta, si të trajtojnë konfliktin dhe si të transformojnë hapësirat e ngjarjeve dhe programet në mënyrë që ato të mos plotësojnë vetëm nevojat e popullsisë shumicë dhe të aftë për punë”, shkruhet në komunikatë.

Libri u botua në kuadër të projektit “Art Space Unlimited”, i cili “lindi nga dëshira dhe përpjekja e përbashkët për të hapur institucionet ndaj njerëzve që, për arsye të ndryshme, kanë qasje të vështirë, të ndërlikuar, me aftësi të kufizuara ose të kufizuar në art, qoftë si krijues, pjesëmarrës apo shikues”.

“Pikëpamjet dhe njohuritë në këtë libër janë specifike për vendin dhe kohën - ato pasqyrojnë aktivitetet e mbajtura në Barcelonë (Spanjë), Budapest (Hungari), Graz (Austri), Prishtinë (Kosovë) dhe Pragë (Republika Çeke) në vitet 2024 dhe 2025. Përmbajtja e librit është e qasshme për pajisje si telefon mobil, kompjuterë, lexues elektronikë dhe si një version i qëndrueshëm për t'u printuar në shtëpi”, shkruhet më tej në komunikatë.

Në nisje të këtij projekti ishte konsideruar se ai do t’i ndihmonte të pesë institucionet artistike të bëhen hapësira relevante për audiencën me qasje të kufizuar në artin bashkëkohor.

“Midis ngjarjesh të tjera, lansimi i “Nuk mund të themi që kemi arritur diku, por as nuk mund të themi që nuk kemi arritur diku: Një fjalorth i termave të përbashkimit” ka qenë kulmimi i krejt procesit të punës.

Secila prej pesë organizatave ka përdorur formate dhe strategji të ndryshme për t’u angazhuar me audiencën, si dhe me artistët e publikun profesional.

Sa i përket punës së “Shtatëmbëdhjetë” në kuadër të programit, është përkrahur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia; Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Komuna e Prishtinës dhe “SMART Balkans”.

Sipas fondacionit, ky vëllim “përmbledh përvojat dhe mësimet e pesë organizatave të angazhuara shoqërisht dhe politikisht me projekte të bazuara në komunitet dhe pjesëmarrëse në kryqëzimin e artit vizual, punës sociale dhe aktivizmit”.

“Fjalorthi...” ka gjithsej 16 kapituj me tituj: “Të qenit i/e kuptuar”, “Bërja/Mbajtja/Dhënia e Hapësirës”, “Koha/Burimet”, “Përfshirja e komuniteteve”, “Mikpritja”,  “Mënyrat e ballafaqimit me dallimet”, “Ndërthurja”, “Aleancat”, “Kundër përqendrimit vetëm te të rriturit”, “Puna emocionale” e të tjera.

Në këtë vepër flitet edhe për vetëfuqizimin si dhe kundërshtimin e diskriminimit të bazuar në aftësi të veçanta.

Në tekste ka kontribuuar menaxherja zhvilluese në “Shtatëmbëdhjetë”, Ajete Kërqeli. Autorë të tjerë janë: Anton Lederer, Tereza Stejskalová, Iwo Maciak, Clara Piazuelo, Alba Colomo, Rita Kálmán, Nikolett Erős dhe Eszter Lázár.