Shkencëtarët në Afrikën e Jugut kanë identifikuar mbetje kimike të alkaloidëve helmues bimorë në maja shigjetash prej kuarci që vijnë nga një shtresë e vjetër rreth 60 mijë vjet. Kjo do të thotë se njerëzit e asaj periudhe tashmë përdornin teknika të ndërlikuara gjuetie që përfshinin helm nga bimët. studiuesit besojnë se ky zbulim ofron një pasqyrë të rëndësishme mbi aftësitë njohëse të njerëzve të hershëm modernë në Afrikë
(Science Advances) – Në majat e shigjetave prej guri rreth 60 mijë vjet të vjetra, arkeologët kanë gjetur gjurmë të një helmi bimor. Ky është dëshmia më e vjetër direkte se njerëzit e hershëm përdornin helm vdekjeprurës në gjueti. Studimi shkencor i botuar në revistën “Science Advances”, zbuloi provën më të vjetër të njohur deri më tani për përdorimin e helmit në shigjeta. Duke analizuar maja të vogla guri të shigjetave nga vendi arkeologjik Umhlatuzana Rock Shelter në provincën KwaZulu-Natal në Afrikën e Jugut, shkencëtarët identifikuan mbetje kimike të alkaloidëve helmues bimorë.
Këto maja të vogla shigjetash prej kuarci vijnë nga një shtresë e vjetër rreth 60 mijë vjet, që do të thotë se njerëzit e asaj periudhe tashmë përdornin teknika të ndërlikuara gjuetie që përfshinin helm nga bimët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjurmë të bimëve helmuese në majat e shigjetave të paleolitit
Analiza e detajuar mikrokimike dhe biomolekulare dëshmoi praninë e alkaloidëve buphandrinë dhe epibuphanisinë. Këto përbërje vijnë nga bimë të familjes Amaryllidaceae, të cilat rriten në Afrikën e Jugut. Burimi më i mundshëm i helmit është bima “Boophone disticha”, përkthimi i drejtpërdrejtë i së cilës është “qepa helmuese”. Kjo bimë është jashtëzakonisht toksike dhe historikisht është e njohur si përbërës i helmeve për shigjeta te gjuetarët tradicionalë në rajon. Sipas studiuesve, lëngu nga rrënja e saj në formë qeve ndoshta lyhej mbi majat e shigjetave për të rritur efektivitetin e gjuetisë.

Analiza kimike u krye nga një ekip i Laboratorit të Kërkimeve Arkeologjike të Universitetit të Stokholmit, i cili merret me studimin e mbetjeve organike në objekte arkeologjike. Shkencëtarët zbuluan se disa alkaloidë bimorë janë mjaftueshëm të qëndrueshëm për të mbijetuar dhjetëra mijëra vjet në tokë. Kjo bëri të mundur identifikimin e helmit edhe në artefakte kaq të vjetra.
Interesante është se të njëjtat substanca kimike u gjetën edhe në shigjeta rreth 250-vjeçare që ruhen në koleksionet muzeore suedeze. Këto shigjeta u sollën nga udhëtarë evropianë nga Afrika jugore në shekullin XVIII. Kjo tregon për një vazhdimësi të gjatë të njohurive mbi përdorimin e kësaj bime helmuese.
Dëshmi e mendimit të avancuar te njerëzit e hershëm
Përdorimi i helmit në shigjeta kërkon shumë më tepër sesa vetëm ndërtimin e armës. Gjuetarët duhej të njihnin bimët helmuese, mënyrën e përgatitjes së helmit dhe kohën e nevojshme që ai të veprojë te preja. Një praktikë e tillë nënkupton planifikim, njohje të marrëdhënieve shkak-pasojë dhe transmetim të njohurive breza pas brezi.
Prandaj, studiuesit besojnë se ky zbulim ofron një pasqyrë të rëndësishme mbi aftësitë njohëse të njerëzve të hershëm modernë në Afrikë.