Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Presidenti Trump dhe Epsteini përqafohen në skulpturë

Trump - Epstein - instalacion

Instalacioni paraqet presidentin amerikan Donald Trump duke e përqafuar nga pas të ndjerin, të dënuarin për krime seksuale Jeffrey Epstein si në skenën e famshme të filmit “Titanic”

Foto: Associated Press

Grupi anonim i artistëve “The Secret Handshake” ka vendosur në parkun “National Mall” në Washington një skulpturë të artë që paraqet presidentin Donald Trump dhe të ndjerin Jeffrey Epstein në skenën ikonike nga filmi “Titanic”.

Vizitorët dhe kalimtarët në “National Mall”, jo larg ndërtesës së Kapitolit Amerikan, prej të martës u përballën me një pamje të pazakontë. Në bar u shfaq një skulpturë gati katër metra e lartë, e lyer me ngjyrë ari, e quajtur “King of the World”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Instalacioni paraqet presidentin amerikan Donald Trump duke e përqafuar nga pas të ndjerin, të dënuarin për krime seksuale Jeffrey Epstein, ndërsa të dy qëndrojnë mbi një kopje të pjesës së përparme të një anijeje në skenën e famshme që në filmin “Titanic” e bënë të njohur Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet. Pas këtij veprimi provokues artistik qëndron kolektivi anonim gueril “The Secret Handshake”, i cili edhe më parë ka kritikuar administratën e Trumpit me punime satirike.
Pranë skulpturës, artistët vendosën edhe dhjetë pankarta të mëdha me fotografi të Trumpit dhe të Epsteinit, së bashku me sloganin “Make America Safe Again” dhe me një logo të ndryshuar të Ministrisë së Drejtësisë. Në bazën e monumentit ndodhet një pllakë me mesazhin: “Historia tragjike e dashurisë mes Jack dhe Rose u ndërtua mbi udhëtime luksoze, festa të shfrenuara dhe akte sekrete. Ky monument i kushtohet lidhjes mes Donald Trump dhe Jeffrey Epstein, një miqësie që në dukje u ndërtua mbi udhëtime luksoze, festa të shfrenuara dhe akte sekrete”. Artistët kanë shpjeguar se frymëzimin e gjetën në postimet e Trumpit në rrjetet sociale ku ai e ka quajtur veten mbret, ndaj vendosën ta paraqesin si “mbretin e botës” në kontekstin e një prej referencave më të njohura kinematografike.