Tabloidet e Serbisë s’e durojnë shqiponjën: “Provokim” në “Eurovision”

4 j. më parë / 18 maj 2025 01:10
Tabloidet e Serbisë s’e durojnë shqiponjën: “Provokim” në “Eurovision”

Tabloidet e Serbisë nuk janë duruar as në natën finale të “Eurovisionit”. U ka penguar shqiponja që ka bërë Beatriçe Gjergji e cila bashkë me Kolë Lacajn si “Shkodra elektronike” me “Zjerm” kanë përfaqësuar “Shqipërinë” në edicionin e 69-të të Garës Evropiane të Këngës, ku Austria mori trofeun.

“Përfaqësuesja e Shqipërisë tronditi gjatë finales së ‘Eurovisionit’ kur provokoi në transmetimin live gjatë natës finale dhe bëri shqiponjën dykrenare, e cila është simboli i Shqipërisë së Madhe”, ka shkruar “Kurir”. Sipas këtij tabloidi një gjest i tillë i ka kushtuar Shqipërisë me votat e publikut dhe ka humbur simpatinë që ka pasur. 

Austria fiton “Eurovisionin”, Shqipëria e teta

4 j. më parë / 18 maj 2025 00:59
Austria

Austria me “Wasted Love” të JJ ka fituar edicionin e 69-të të “Eurovisionit”. Ai ka marrë 436 pikë të kombinuara nga juritë dhe publiku.

Izraeli doli i dyti me 357 vota, e Estonia e treta me 356 pikë.

Pasi mori çmimin, JJ ka thënë se është aty për “më shumë dashuri”.

Shqipëria me “Zjerm” të Shkodrës Elektronike mori 218 pikë dhe doli e teta. Votat në shumicë i mori nga publiku pasi pas votimit të jurisë ishte e 16-ta.

Me votat e publikut, Shqipëria shijon pozitën e dytë

4 j. më parë / 18 maj 2025 00:51
Publiku

Pas 45 pikëve nga juritë dhe pozitën e 16-të, Shqipëria ka marrë plot 173 pikë nga votat e publikut dhe për pak çaste është ngjitur në pozitën e dytë.

Në total, në këtë edicion, Shqipëria ka marrë 218 pikë.

Austria e para në vota të jurisë, Shqipëria e 16-ta

4 j. më parë / 18 maj 2025 00:43
Austria e para në vota të jurisë, Shqipëria e 16-ta

Austria ka marrë më së shumti vota nga juritë e shteteve që kanë votuar në finalen e sivjetme të “Eurovisionit”.

Ky shtet prin me 258 pikë.

Zvicra është e dyta me 214 pikë, ndërsa e treta me 180pikë Franca.

Shqipëria nga juritë ka marrë 45 pikë dhe është e 16-ta.

Votat e publikut mund të përmbysin gjithçka.

Shqipëria ia jep 12 pikë Francës

4 j. më parë / 18 maj 2025 00:38
Shqiperia

Juria e Shqipërisë në “Eurovision” ka votuar me pikë maksimale Francën.

Ndërkaq 10 pikë i ka ndarë për Spanjën, tetë për Zvicrën, shtatë për Austrinë.

Pikë ka ndarë edhe për Greqinë, Izraelin, Suedinë, Holandën, San Marinon e Portugalinë.

Shqipëria merr 38 pikë nga 20 juri

4 j. më parë / 18 maj 2025 00:28
Shqipëria merr 38 pikë nga 20 juri

Pas publikimit të votave nga juritë e 20 shteteve, Shqipëria ka mbërritur në 38 pikë të grumbulluara.

12 pikët maksimale i mori nga Franca, ndërsa 10 nga Mali i Zi.

Pesë pikë i mori nga Polonia e tri nga Italia.

Austria prin bindshëm deri tash me 136 vota, Zvicra është e dyta me 127 e Italia e treta me 92.

Shqipëria merr pikët e para

4 j. më parë / 18 maj 2025 00:11
Zjerm

Shqipëria ka marrë tri pikët e para në “Eurovision”.

Ka qenë juria e shtetit të Suedisë, si votuese e parë, që i dha tri pikë për “Zjerm” të Shkodrës Elektronike.

Ky shtet më së shumti pikë, 12, ia dha Austrisë.

Mbyllet procesi i votimit nga shikuesit

4 j. më parë / 18 maj 2025 00:06
Shkodra Elektronike

Photo: Associated Press

Ka përfunduar hapësira kohore për votimin e publikut.

Njerëzit mund të votonin përmes telefonit, SMS-ve, aplikacionit zyrtar të “Eurovisionit” dhe uebfaqes esc.vote.

Tani pritet që të gjitha shtetet t’i shpalosin votat e jurisë e më pas votat e publikut mblidhen nga të gjitha shtetet dhe u shpërndahen nga më e ulëta te më e suksesshmja

Votat e mbledhura nxjerrin fituesin.

Dy persona u përpoqën të ndalin performancën e Izraelit

4 j. më parë / 17 maj 2025 23:51
Yuval Raphael

Photo: Associated Press

Delegacioni izraelit ka thënë se këngëtarja Yuval Raphael ka mbetur e shtangur dhe e tronditur kur dy protestues u përpoqën të dilnin në skenë gjatë performancës së saj në finale.

Ata u ndalën nga forcat e sigurimit.

Transmetuesi izraelit KAN ka thënë se delegacioni ka qenë i detyruar të ndërronte lokacion për shkak të masave të sigurisë, por ka shtuar se “është tejmase krenar” për performancën.

Izraeli ishte performanca e katërt. Yuval Raphael interpretoi “New Day Will Rise”.

Që nga paraqitje në gjysmëfinale, në “Eurovision” ka pasur fansa që kanë kritikuar praninë e Izraelit për shkak të luftës në Gazë.

Edhe Gjon’s Tears interpreton në finale

4 j. më parë / 17 maj 2025 23:45
Gjon's Tears

Këngëtari shqiptar, Gjon’s Tears, ka interpretuar në finalen e “Eurovisionit” në Zvicër, pas përfundimit të këngëve garuese

Ai ishte zgjedhur për të marrë pjesë si përfaqësues i Zvicrës në vitin 2020 para se të anulohej për shkak të pandemisë së COVID-19.

E këtë shtet ai e përfaqësoi vitin pasues me “Tout L’Univers”, duke dalë i treti.

BBC për “Zjerm”: Mënyra e përsosur për ta mbyllur finalen

4 j. më parë / 17 maj 2025 23:30
Shkodra Elektronike

Mënyra më e përsosur për të mbyllur gjithçka, ka qenë vlerësimi që BBC në transmetimin direkt ia ka bërë këngës “Zjerm” të Shkodrës Elektronike në “Eurovision”.

“Disa nga këngët më të mira të “Eurovisionit” krijonë urë lidhëse midis traditave folklorike të vendit të tyre dhe ritmeve të ashpra të popit modern. Pikërisht këtë po e bën grupi i fundit, Shkodra Elektronike me ‘Zjerm’, i cili hapet me çifteli, instrument tradicional me dy tela nga Shqipëria, pastaj lëviz në puls elektrik që gumëzhin”, ka qenë përshkrimi i BBC-së për këngën e Shqipërisë.

BBC-ja ka shpjeguar edhe se “Zjerm” ka për qëllim të evokojë qytetin e Shkodrës – qendër harmonie fetare, ku gjysma e popullsisë është myslimane dhe gjysma katolike.

Me fjalët “Aman misere” – kombinohen fjalët arabe për shenjtërinë dhe ajo latine për ‘ki mëshirë’, sipas shkrimit.

“Në një konkurs, slogani i të cilit është ‘Të bashkuar nga muzika’, nuk ka mundur të ketë mënyrë më të përsosur për ta përfunduar”, ka vazhduar mediumi prestigjioz.

“Eurovisioni” kulmon me “Zjerm”

4 j. më parë / 17 maj 2025 23:23
“Eurovisioni” kulmon me “Zjerm”

Photo: Associated Press

Skena prestigjioze e edicionit të 69-të të “Eurovisionit” kulmoi me këngën “Zjerm”.

Kënga unike me këtë titull interpretohet nga Shkodra Elektronike, dyshja nga Shkodra që shkëlqeu në performancë.

Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca janë vetë autorë të muzikës së “Zjerm”. Në tekst janë ndihmuar edhe nga Lekë Gjeloshi.

Shkodra Elektronike interpretoi këngën e 26-ta, apo e fundit para se të nisë procesi i mbledhjes së votave.

Të gjitha performancat:

1.                                 Norvegjia – Kyle Alessandro me “Lighter”

2.                                 Luksemburgu – Laura Thorn me “La poupee monte le son”

3.                                 Estonia – Tommy Cash me “Espresso Macchiato”

4.                                 Izraeli – Yuval Raphael me “New Day Will Rise”

5.                                 Lituania – Katarsis me “Tavo akys”

6.                                 Spanja – Melody me “Esa diva”

7.                                 Ukraina – Ziferblat me “Bird of Pray”

8.                                 Britania e Madhe – Remember Monday me “What the Hell Just Happened?”

9.                                 Austria – JJ me “Wasted Love”

10.                            Islanda – Vaeb me “Roa”

11.                            Letonia – Tautumeitas me “Bur man laimi”

12.                            Holanda – Claude me “C’est la vie”

13.                            Finlanda – Erika Vikman me “Ich komme”

14.                            Italia – Lucio Corsi me “Volevo essere un duro”

15.                            Polonia – Justyna Steczkowska me “Gaja”

16.                            Gjermania – Abor & Tynna me “Baller”

17.                            Greqia – Klavdia me “Asteromata”

18.                            Armenia – Parg me “Survivor”

19.                            Zvicra – Zoë Më me “Voyage”

20.                            Malta – Miriana Conte me “Serving”

21.                            Portugalia – Napa me “Deslocado”

22.                            Danimarka – Sissal me “Hallucination”

23.                            Suedia – KAJ me “Bara bada bastu”

24.                            Franca – Louane me “Maman”

25.                            San Marino – Gabry Ponte me “Tutta l’Italia”

26.                            Shqipëria – Shkodra Eletronike me “Zjerm”

 

Përfundojnë edhe dhjetë këngë të tjera

4 j. më parë / 17 maj 2025 22:52
Finalja e Eurovisionit

Photo: Associated Press

Kanë përfunduar 20 këngët e para në finalen e madhe të “Eurovisionit”.

Performancat e deritashme:

1.              Norvegjia – Kyle Alessandro me “Lighter”

2.              Luksemburgu – Laura Thorn me “La poupee monte le son”

3.              Estonia – Tommy Cash me “Espresso Macchiato”

4.              Izraeli – Yuval Raphael me “New Day Will Rise”

5.              Lituania – Katarsis me “Tavo akys”

6.              Spanja – Melody me “Esa diva”

7.              Ukraina – Ziferblat me “Bird of Pray”

8.              Britania e Madhe – Remember Monday me “What the Hell Just Happened?”

9.              Austria – JJ me “Wasted Love”

10.          Islanda – Vaeb me “Roa”

11.          Letonia – Tautumeitas me “Bur man laimi”

12.          Holanda – Claude me “C’est la vie”

13.          Finlanda – Erika Vikman me “Ich komme”

14.          Italia – Lucio Corsi me “Volevo essere un duro”

15.          Polonia – Justyna Steczkowska me “Gaja”

16.          Gjermania – Abor & Tynna me “Baller”

17.          Greqia – Klavdia me “Asteromata”

18.          Armenia – Parg me “Survivor”

19.          Zvicra – Zoë Më me “Voyage”

20.          Malta – Miriana Conte me “Serving”

Në finale janë 26 këngë garuese. Shqipëria është e fundit me “Zjerm” nga Shkodra Elektronike.

Përfundojnë 10 këngët e para

4 j. më parë / 17 maj 2025 22:03
Eurovision

Photo: Associated Press

Përfaqësuesit e dhjetë shteteve të para në listën e finales kanë përfunduar performancat e tyre.

Performancat e deritashme:

1.      Norvegjia – Kyle Alessandro me “Lighter”

2.      Luksemburgu – Laura Thorn me “La poupee monte le son”

3.      Estonia – Tommy Cash me “Espresso Macchiato”

4.      Izraeli – Yuval Raphael me “New Day Will Rise”

5.      Lituania – Katarsis me “Tavo akys”

6.      Spanja – Melody me “Esa diva”

7.      Ukraina – Ziferblat me “Bird of Pray”

8.      Britania e Madhe – Remember Monday me “What the Hell Just Happened?”

9.      Austria – JJ me “Wasted Love”

10.    Islanda – Vaeb me “Roa”

Në finale janë 26 këngë garuese.

Si të votohet në “Eurovision”

4 j. më parë / 17 maj 2025 21:44
Shkodra Elektronike - Zjerm

Votimi nga publiku tashmë është në dispozicion.

Disa çështje për votimin:

Pasi të gjitha këngët të përfundojnë, secili shtet do t’i japë dy lloje pikësh për finalen

Seti i parë është nga juria e përbërë prej pesë profesionistëve, ndërsa tjetra nga shikuesit

Votuesit mund të votojnë përmes telefonit, SMS-ve, aplikacionit zyrtar dhe në uebfaqen esc.vote

Nuk mund të votohet për shtetin nga ku votohet

Më herët, publiku s’mund të votonte pa u kryer të gjitha këngët. Tash kjo ka ndryshuar

Po ashtu fansat e shteteve jopjesëmarrëse në finale kanë gati 24 orë kohë për të votuar për këngën e preferuar, para se të nisë finalja

Sapo të mbyllet votimi (rreth gjysmë ore pas këngës së fundit), të gjitha shtetet do t’i shpalosin votat e jurisë

Votat e publikut mblidhen nga të gjitha shtetet dhe u shpërndahen nga më e ulëta te më e suksesshmja

Votat e mbledhura nxjerrin fituesin

Kush e prezanton finalen e “Eurovisionit?

4 j. më parë / 17 maj 2025 21:16
Kush e prezanton finalen e “Eurovisionit?

Photo: Associated Press

Tri gra do ta udhëheqin ceremoninë e finales së madhe të “Eurovisionit” në Zvicër.

Hazel Brugger: Komediane zvicerano-gjermane. E njohur për poezi dhe për ndërveprime të pazakonta me audiencën në gjysmëfinale.

Sandra Studer: Përfaqësuese e Zvicrës në “Eurovisionin” e vitit 1991. Zuri vendin e pestë dhe nga ajo kohë u bë një prej prezantueset më të famshme televizive në Zvicër.

Michelle Hunziker: Mund të flasë italisht, gjermanisht, anglisht, frëngjisht dhe holandisht. Michelle ka nisur karrierë si modele para se të bëhej prezantuese. Është një nga gratë më të paguara në Zvicër.

Nis finalja e “Eurovisionit”, Shqipëria performon e fundit

4 j. më parë / 17 maj 2025 21:00
Eurovision - Shkodra Elektronike

Ka nisur në Zvicër finalja e madhe e edicionit të sivjetmë të “Eurovisionit”. 

Në garë janë gjithsej 26 shtete, e Shqipëria që përfaqësohet nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” është e fundit në listë për performim.

Ky është edicioni i 69-të i “Eurovisionit”.

 

Suedia mund të hyjë në histori të “Eurovisionit”

4 j. më parë / 17 maj 2025 20:24
kaj bara bada bastu

Photo: Associated Press

Nuk është më sekret që grupi KAJ me këngën për saunën është favorit i edicionit të sivjetmë të “Eurovisionit”.

E grupi që përfaqëson Suedinë mund të hyjë në histori në rast të triumfit me këngën “Bara bada bastu”.

Suedia dhe Irlanda janë dy shtetet me më së shumti fitore deri tash në këtë garë – nga 7. Me triumf potencial, Suedia do të dilte e para.

E Irlanda nuk ka shpresë për triumf pasi s’ka arritur as finalen.

Përmendën viktimat në Gaza, “Eurovisioni” kërcënon transmetuesin spanjoll

4 j. më parë / 17 maj 2025 16:58
IZraeli

Photo: Associated Press

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) ka kërcënuar transmetuesin spanjoll RTVE me gjobë nëse komentuesit e garës evropiane të këngës përsërisin deklaratat që kanë bërë për luftën në Gazë, siç kishin bërë të enjten.

Gjatë gjysmëfinaleve, komentatorët Julia Varela dhe Tony Aguilar kanë përmendur viktimat e luftës dhe kanë bërë thirrje për diskutim për pjesëmarrjen e Izraelit në “Eurovision”. Kjo çoi në ankesë nga transmetuesi izraelit KAN tek transmetuesit evropianë.

El Pais” tani ka raportuar se të premten EBU-ja i ka dërguar letër delegacionit spanjoll për penallti të mundshme.

Dy komentatorët në gjysmëfinale kishin kujtuar një thirrje që RTVE-ja ia kishte bërë një muaj më herët EBU-së për të diskutuar për pjesëmarrjen e Izraelit sivjet. Të dy kishin përmendur faktin se mbi 50 mijë civilë palestinezë janë vrarë nga Izraeli në luftën në Gazë, nga të cilët më shumë se 15 mijë janë fëmijë, sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Siç ka njoftuar RTVE zyrtarisht për “El Pais” komentatorët e kishin lexuar mesazhin “në koordinim me rrjetin televiziv”. E sipas burimeve, gjatë transmetimit të finales “do të ketë një përgjigje”.

Pos Spanjës, edhe Sllovenia, Islanda e Irlanda zyrtarisht kishin kërkuar reflektim mbi pjesëmarrjen e Izraelit.

Gjithçka që duhet të dini për finalen e “Eurovisionit”

4 j. më parë / 17 maj 2025 15:44
Zjerm - Shkodra Elektronike

Photo: Associated Press

Çka është “Eurovisioni”?

“Eurovisioni” është garë muzikore vjetore dhe e transmetuar drejtpërdrejt, e organizuar nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU).

Edicioni i vitit 2025 mban sloganin “Welcome Home” (Mirë se vini në shtëpi), duke simbolizuar kthimin në vendin ku u mbajt festivali i parë në vitin 1956 – Zvicra.

Rregullat kryesore të festivalit përfshijnë: këngët duhet të jenë origjinale dhe të mos zgjasin më shumë se tre minuta, vokalet kryesore duhet të jenë live – nuk lejohet playback apo përdorimi i auto-tune dhe lejohen maksimumi gjashtë persona në skenë, përfshirë këngëtarë e valltarë.

Në “Eurovision 2025” morën pjesë gjithsej 37 shtete – prej tyre 26 kaluan në finale. Të gjitha shtetet që morën pjesë në edicionin e kaluar në Malmo të Suedisë janë rikthyer, përveç Moldavisë, e cila u tërhoq për arsye financiare dhe logjistike. Mali i Zi u kthye pas një mungese që nga viti 2022.

Pse marrin pjesë Australia e Izraeli?

Shumica e vendeve pjesëmarrëse janë evropiane, por Australia merr pjesë çdo vit që nga viti 2015, kur u ftua për të shënuar 60-vjetorin e festivalit. Megjithatë, Australia nuk ka të drejtë ta organizojë festivalin edhe nëse fiton.

Izraeli, edhe pse jo evropian, merr pjesë sepse është anëtar i EBU-së.

Rusia është e përjashtuar nga “Eurovisioni” që nga viti 2022, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Cilat shtete janë të kualifikuara automatikisht në finale?

Ky është hera e tretë që Zvicra është mikpritëse e festivalit.

Pesë shtete, të njohura si “Pesëshja e Madhe” – Mbretëria e Bashkuar, Italia, Spanja, Franca dhe Gjermania – kualifikohen automatikisht në finale për shkak të kontributit financiar më të madh në festival.

Zvicra, si fituese e edicionit të kaluar, gjithashtu ka vend të garantuar në finale.

Si funksionon votimi në “Eurovision”?

Në finalen e “Eurovisionit”, çdo shtet pjesëmarrës jep dy sete pikësh – një nga juria profesionale e përbërë nga ekspertë të muzikës dhe një tjetër nga publiku (votuesit nga e gjithë Evropa).

Fansat mund të votojnë përmes telefonatave, SMS-ve apo aplikacionit zyrtar të “Eurovisionit”. Secili ka mundësi të japë deri në 20 vota, dhe mund të votojë për sa më shumë këngë të ndryshme që dëshirojnë – por nuk lejohet të votohet për shtetin e vet.

Pasi të mbyllen linjat e votimit, secili vend krijon një “Top 10” të këngëve të preferuara.

Kënga më e votuar merr 12 pikë, e dyta merr 10 pikë, ndërsa nga vendi i tretë deri në të dhjetin ndahen pikë nga 8 deri në 1.

Edhe shikuesit nga vendet që nuk marrin pjesë në “Eurovision” kanë të drejtë vote. Zgjedhjet e tyre mblidhen së bashku në një bllok të quajtur “votimi i pjesës tjetër të botës”.