Shkrimtari Agim Vinca ka thënë se çdo shkrim i Rexhep Qosjes lë mesazh, duke iu referuar edhe testamentit të publikuar të enjten.
Qosja në amanetin drejtuar nipit të tij, për mënyrën e varrimit, kishte shkruar se kërkon të varrosej nga rrethi i ngushtë familjar, pa ceremoni fetare e politike. Kishte shkruar po ashtu se nuk ka qenë njeri pa mëkate.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Çdo tekst i Rexhep Qosjes lë mesazhe, është mbresëlënës, është i fuqishëm sepse është shprehje e talentit dhe fuqisë kreative të autorit”, ka thënë Vinca në “Interaktiv” të KTV-së. “Thuhet se vetëm njerëzit e mëdhenj mund të jenë të sinqertë. Aty ka një fjali që thotë se unë nuk jam i pamëkate. Jo gjithkush e thotë këtë. Rexhep Qosja nuk ishte engjëll. Ishte një njeri, një krijues i madh që Zoti, natyra i kish falë dhunti të madhe krijuese, por ajo që e bëri Qosjen ky që është ndër personalitetet më të mëdha të letërsisë, kulturës dhe botës shqiptare në përgjithësi, ishte puna e tij, disiplina, kultura e punës. Qosja ishte ndoshta i vetmi shkrimtar i Kosovës në mos edhe i gjithë shqiptarisë që kishte qëndrim profesional ndaj shkrimtarisë, punës krijuese. Ai nuk abuzonte me kohën. Nuk dinte në kafene, nuk pinte alkool. E ka pas thënë dikur herët, që mësohuni të punoni edhe 18 orë në ditë”, ka kujtuar Vinca.
Vinca e ka cilësuar Qosjen edhe si intelektualin e parë që e ka artikuluar më 1992 togfjalëshin “komb i ndarë”. “Ajo që e dallonte Rexhep Qosjen nga të tjerët ishte se gjuhën shqipe dhe letërsinë i shihte si dy faktorët kryesorë integrues të kombit shqiptar”, ka thënë Vinca.
Vinca e ka quajtur Qosjen polemistin më të madh të kulturës shqiptare, duke i vlerësuar si pararendës Faik Konicën e Fan Nolin.
Sa i përket përfshirjes në politikë, Vinca ka thënë se Qosja ka pasur tri pika me kontribut të madh. Këtu ka thënë se ka qenë legjitimimi i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me përfshirjen në Konferencën e Rambouilletit dhe me vënien e bazës së institucioneve të Kosovës në periudhën e protektoratit në bashkëpunim me UNMIK-un.
Akademik Rexhep Qosja vdiq të enjten në moshën 89-vjeçare. La pas një thesar të çmueshëm si rilindës i kohës së sotme, iluminist i mendimit dhe i letrave shqipe.