Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

Ende “drejt finalizimit” raporti i BE-së nga i cili varet heqja apo jo e masave ndaj Kosovës

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është duke e finalizuar raportin rreth hapave që ka marrë Kosova për heqjen e masave ndëshkuese. 

Ai ka theksuar se aty do të përfshihen edhe operacionet e autoriteteve të Kosovës për mbylljen e objekteve të Bankës Kursimore të Postës së Serbisë, në veri të Kosovës. Raporti pritet t’i dorëzohet Këshillit Evropian që më pas vendos bazuar në të, nëse masat duhet të hiqen apo jo.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Masat ishin vendosur si pasojë e veprimeve të pakoordinuara dhe të njëanshme të Kosovës, që sollën deri te përshkallëzimi i situatës. Masat ishin vendosur me qëllim që të motivohen autoritetet e Kosovës për të ndërmarrë hapa për shtensionim. Natyrisht, gjithçka që ka ndikim negativ në terren dhe në përpjekjet për shtensionim, është duke u marrë parasysh dhe është duke u përfshirë në raport”, tha Stano.