Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

Kosova ka humbur shumë para të BE-së – pyetja është sa

Kosova Bashkimi Evropian

Sipas burimeve në BE, Kosova dhe Bosnje e Hercegovina janë të vetmet vende që akoma nuk kanë dërguar në Komisionin Evropian raportet për zbatimin e reformave të nevojshme për të përfituar nga Plani i Rritjes. Tashmë është e qartë se Kosova ka humbur një pjesë të konsiderueshme të mjeteve për të cilat ka skaduar afati në fund të muajit qershore, por pa u analizuar mirë raportet nuk mund të dihet saktësisht se sa para janë humbur

Sot skadon afati deri kur vendet e Ballkanit Perëndimorë është dashur të raportojnë në Komisionin Evropian për zbatimin e reformave të nevojshme për të përfituar nga Plani i Rritjes. Sipas burimeve të BE-së gjatë ditës, Kosova krahas Bosnje e Hercegovinës, ishin të vetmet vende që akoma nuk e kishin dërguar një gjë të tillë megjithëse pritej që Kosova ta bëjë këtë, para fundit të kësaj dite, pra në momentet më të fundit të afatit.

Tashmë është e qartë se Kosova ka humbur një pjesë të konsiderueshme të mjeteve për të cilat ka skaduar afati në fund të muajit qershore, por pa u analizuar mirë raportet nuk mund të dihet saktësisht se sa para janë humbur.

“Deri më tash katër përfitues kanë dorëzuar zyrtarisht raportet për zbatimin e reformave – të gjithë, përveç Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës. Komisioni Evropian është i gatshëm t’i ndihmojë partnerët e Ballkanit Perëndimor të përshpejtojnë zbatimin e reformave të papërmbushura, duke siguruar që ato të përmbushen brenda periudhës shtesë”, është thënë në një përgjigje nga Komisioni Evropian.

Pas Bosnje e Hercegovinës, Kosova është e fundit për nga përfitimet nga kjo paketë. Përveç një pjese të parafinancimit, Kosova nuk ka marrë pagesa për programe nga kjo paketë sepse nuk ka mundur t’i përmbushë kushtet për shkak të krizës së zgjatur politike në vitin e kaluar dhe gjatë këtij viti.

Por zyrtarët e Komisionit Evropian shpresojnë se pas zgjedhjeve të 7 qershorit do të krijohet një dinamikë e re në këtë proces. Këtë e ka thënë në një debat në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, Jan Geert Koopman, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim në Komisionin Evropian.

Edhe Skadon afati për raportim për reformat nga Plani i Rritjes, Kosova ka humbur shumë para – pyetja është sa Arbëri 3 o. më parë Skadon afati për raportim për reformat nga Plani i Rritjes, Kosova ka humbur shumë para – pyetja është sa

“Kosova është shumë prapa. Kjo është pasojë e bllokadave të brendshme politike gjatë periudhës së kaluar, të cilat thjesht kanë penguar miratimin e legjislacionit të rëndësishëm. Megjithatë, pas zgjedhjeve të mbajtura në qershor të këtij viti, tani po shohim se Kosova ka filluar të ndërtojë stabilitetin e nevojshëm institucional dhe, për këtë arsye, presim edhe një ritëm më të lartë të zbatimit të reformave”, ka thënë Koppman.

Kosova do t’i ketë të humbura mjetet për të cilat afati për reforma ishte fundi i qershorit ndërsa në rast të mospërmbushjes së kritereve do të humbë shuma të mëdha deri në dhjetor të këtij viti. Atëherë humbjet për Kosovën do të mund të jenë qindra-miliona euro. Tashmë në BE kanë filluar të mendojnë se kujt do të mund t’i ofrojnë mjetet financiare të cilat do t’i humbë Kosova pasi përdorimi i tyre është i afatizuar deri në vitin 2027 dhe afatet strikte janë edhe për përmbushjen e kritereve.