Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Bujar Muli mban mbi 2000 kg në trup për Guinness

Bujar Muli

Bujar Muli nga Vushtrria, i njohur si “Hulku kosovar”, ka thyer rekordin në disiplinën e mbajtjes së peshës mbi trup, duke hyrë në Librin e Rekordeve Guinness.

Në një ceremoni të organizuar të shtunën në sallën e sporteve në Vushtrri, Muli arriti të mbajë mbi trup mbi 2,000 kilogramë për pesë sekonda, duke përmirësuar rekordin e mëparshëm prej 1,819 kilogramësh. 

Ngjarja u ndoq nga qindra qytetarë, të cilët ishin mbledhur për ta mbështetur sportistin vushtrrias në përpjekjen e tij për rekord botëror.

Pas konfirmimit të rezultatit, Bujar Muli pranoi certifikatën e Guinnessit nga përfaqësuesit e organizatës, të cilët ishin të pranishëm për ta verifikuar dhe certifikuar rekordin në vend.