Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pesë gjëra që prindërit duhet t’i dinë për fruthin

Vaksinimi i fëmijëve

Vaksinimi i fëmijëve

UNICEF Kosova ka dalë më një shpjegim lidhur me fruthin dhe rrezikun që shkakton ai për fëmijët që nuk e marrin vaksinën MMR. 

Ditë më parë KOHA ka raportuar se përhapja e dezinformatave për vaksinën kundër fruthit ka ulur besimin e prindërve, duke bërë që afro 3 mijë fëmijë të mos vaksinohen me kohë gjatë vitit 2025.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por këto janë 5 gjërat që sipas UNICEF-it prindërit duhet t’i dinë për fruthin:

1️⃣Vaksina MMR shpëton jetë
82% e fëmijëve të moshës 12–23 muaj në Kosovë e kanë marrë dozën e parë të vaksinës MMR. Dy doza të vaksinës ofrojnë mbi 97% mbrojtje ndaj fruthit. Megithatë për shkak të renies së shkallës së vaksinimit, në Kosove ka raste aktive të fruthit.

2️⃣Fruthi përhapet shumë shpejt
Virusi përhapet përmes ajrit dhe sipërfaqeve. Një person i infektuar mund të infektojë deri në 90% të personave me të cilët ka kontakt të afërt, nëse ata nuk janë të vaksinuar.

3️⃣Fruthi është sëmundje serioze
Mund të shkaktojë pneumoni, inflamacion të trurit, verbëri, si dhe komplikime të rënda në sistemin e frymëmarrjes dhe sistemin nervor.

4️⃣Fëmijët e pavaksinuar janë më të rrezikuarit
Shumica e rasteve të fruthit ndodhin tek fëmijët që nuk kanë marrë vaksinën MMR.

5️⃣Parandalimi është i thjeshtë
Kontrolloni kartelën e vaksinimit të fëmijës dhe sigurohuni që ai/ajo e ka marrë vaksinën MMR sipas kalendarit të rregullt.