Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Studim: Fëmijët më të vegjël në familje rriten me më shumë liri se fëmijët e parë

Fëmijët dhe telefonat

Fëmijët dhe telefonat

Një studim i ri ka gjetur se fëmijët e lindur më vonë në familje përballen me më pak rregulla dhe kufizime krahasuar me vëllezërit apo motrat më të mëdha.

Hulumtimi, i udhëhequr nga Universiteti Monash dhe i publikuar në revistën shkencore “Journal of Economic Behavior and Organisation”, analizoi jetën e rreth 5 mijë fëmijëve të moshës nga dy deri në 15 vjeç.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Studiuesit shqyrtuan mënyrën se si fëmijët e kalojnë kohën e tyre, duke i ndarë aktivitetet në kategori të ndryshme si shkolla, aktivitetet fizike, aktivitetet edukative dhe përdorimi i rrjeteve sociale, raportoi "Female First".

Sipas rezultateve, fëmijët e lindur të dytët ose të tretët në familje kalojnë mesatarisht nga nëntë deri në 14 minuta më shumë në ditë duke përdorur pajisje elektronike sesa fëmijët e parë.

Aktivitetet edukative të përfshira në studim përfshijnë detyrat e shtëpisë, leximin, mësimet e muzikës dhe aktivitete të tjera, ndërsa media digjitale përfshinte televizionin, videolojërat, internetin dhe rrjetet sociale.

Sipas studiuesve, arsyeja kryesore për këtë dallim është fakti se prindërit bëhen më tolerantë me kalimin e kohës. Ata janë më pak të prirur të vendosin rregulla të rrepta për shikimin e televizionit apo përdorimin e videolojërave te fëmijët e lindur më vonë.

Studimi thekson se këta fëmijë kanë më pak gjasa të ndiejnë se prindërit presin prej tyre respektim të rregullave në të njëjtën masë si te fëmijët më të mëdhenj.

Të dhënat treguan gjithashtu se sa më shumë rriten fëmijët e lindur më vonë, aq më shumë zbuten rregullat familjare dhe rritet koha që ata kalojnë në mjetet digjitale.

Studiuesit thonë se ndryshimet në stilin e prindërimit mund të ndikojnë drejtpërdrejt në zakonet dhe sjelljet e fëmijëve, veçanërisht në përdorimin e teknologjisë dhe kohën e kaluar para ekraneve.