Luftarake

Unioni Evropian e falënderon Nora Gjakovën pas pensionimit: Inspirim për të tjerët

Nora Gjakova

Unioni Evropian i Xhudos ka shkruar të premten për pensionimin e xhudistët kosovare, Nora Gjakova, duke e cilësuar model inspirues për të tjerët.

“Faleminderit Nora Gjakova”, nis shkrimin në Facbook EJU-ja teksa ka renditur sukseset e karrierës së mahnitshme të Gjakovës.

Nora Gjakova ka fituar medalje të artë olimpike. Ka marrë medalje në Botëror, Grand Slame, Evropianë, e në gara Masters. Të gjitha ia ka numëruar EJU-ja.

“Kampione olimpike, model për t’u ndjekur dhe inspirim. Ia urojmë më të mirën në kapitullin e ardhshëm”, shkruan në mesazh EJU-ja.

Nora Gjakova ka njoftuar të mërkurën se i ka dhënë fund karrierës si xhudiste.