Luftarake

Laura Fazliu fillon me fitore me Ippon

Laura Fazliu

Laura Fazliu e ka fituar luftën e parë në Kampionatin Botëror të xhudos në Budapest.

Në xhiron e dytë të kategorisë deri 63 kilogramë, Laura e mposhti polaken Natalia Kropska. 

Ndaj saj fitoi me Ippon, të cilin e realizoi me mbërthim. 

Për shkak se ishte e lënduar, Laurës i është dashur pak kohë për të gjetur ritmin. 

Pas një dueli të fortë, mbërtheu dorën e polakes, që u dorëzua.

Laura është prej favoriteve të kategorisë deri 63 kilogramë.

Lexo përditësimet tjera
Laura Fazliu

Botërori i xhudos, sot garon Laura Fazliu

Laura Fazliu do të garojë sot në Kampionatin Botëror të xhudos në Budapest të Hungarisë. Në...