Ndeshja “ngrohëse” e Anthony Joshuas para meçit me Tyson Furyn mund të jetë gabim i rëndë. Kështu të paktën ka vlerësuar për “Sky Sports”, Shane McGuigan, njëri prej trajnerëve më të njohur të boksit në Mbretërinë e Bashkuar.
Joshua pritet të përballet me rivalin e tij të madh, Tyson Furyn, më vonë këtë vit. Por do të ketë fillimisht një meç me Kristian Prengën më 25 korrik në Arabinë Saudite.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdonëse vlerësohet favorit i madh përballë Prengës, jo të gjithë vlerësojnë se Joshua bëri veprimin e duhur duke caktuar meçin me të.
Joshua kthehet në ring pasi ishte pjesë e një aksidenti tragjik me veturë, gjatë të cilit mbetën të vdekur dy prej shokëve të tij më të mirë.
Sipas “Sky Sports”, Joshua do ta përdorë kampin përgatitor dhe meçin me Prengën për t’u siguruar se do të jetë në nivelin më të mirë për ndeshjen me Furyn.
Por trajneri McGuigan, e vlerëson këtë gabim.
“Kampet stërvitore janë vende të vetmuara. Boksi është lojë e vjetër e vështirë dhe nëse nuk të duhet për para dhe e bën për kënaqësi, mendoj se kënaqësia e sportit ndoshta nuk është pikërisht aty ku ishte dikur”, ka thënë McGuigan.
“Mendoj se të duhen dhëmbët për t’u përballur në një sfidë të madhe dhe kjo do të kishte qenë gjithmonë një ndeshje kundër Tyson Furyt. Gjithashtu mendoj se ai është luftëtar me vetëbesim, prandaj i duhet ajo luftë shtesë paraprakisht”.
McGuigan, megjithatë ka reflektuar për situatën e Joshuas.
“Do të kalojë nëpër një tjetër kamp stërvitjeje pa njerëzit që dikur ishin në kampin e tij. Do të jetë përvojë e tmerrshme. Nuk e njoh Anthony Joshuan personalisht, kështu që nuk e di se sa shumë e ka prekur. Por mendoj se ka qenë një goditje e madhe për të emocionalisht dhe nuk është e lehtë të kalosh nëpër një kamp stërvitor pa miqtë e tu dhe të përfshihesh duke qenë dëshmitar i diçkaje kaq të tmerrshme. Për të ndryshuar atë përvojë duhet një ndeshje e madhe dhe kjo është me Furyn. Ta bësh këtë vetëm për të marrë një fitore, për të shkuar në një tjetër ndeshje të madhe, është shumë e lodhshme dhe mendoj se duhet të kapësh demin për brirësh””, ka shtuar trajneri britanik.
Ai ka theksuar se lufta me Prengën nuk do ta bëjë Joshuan boksier më të mirë. Po ashtu ka shtuar se meçi në Arabi Saudite nuk do të ketë ndonjë vlerë për yllin britanik të boksit profesionist.
Prenga, që jeton në SHBA, krejt papritur u konfirmua ditë më parë si kundërshtar i ardhshëm i Joshuas. Prenga ka 20 fitore e një humbje në boksin profesionist. Të gjitha 20 fitoret i ka me ndërprerje. Por nuk është sfiduar nga ndonjë top-boksier deri më tani. Prenga ka theksuar se është gati për “ta shokuar botën”.