Luftarake

Telashe të tjera për sportistët kosovarë në Spanjë

karate-Kosova

Spanja vazhdon të ketë qëndrim diskriminues ndaj sportistëve kosovarë. 

Këtë fundjavë në Guadalajara të Spanjës mbahet Kampionati Mesdhetar i karatesë. 

Dhe organizatori po insiston që karateistët kosovarë të paraqiten pa simbole shtetërore, ka mësuar KOHA.

Kjo nuk po pranohet nga drejtuesit e delegacionit kosovar.

Goditja më e madhe vlerësohet për karateistët kosovarë, që janë dhjetëra. Shumica prej tyre kanë udhëtuar me autobusë për në Spanjë, mbi 40 orë. Dhe tani rrezikojnë të kthehen pa garuar fare.