Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Paris 2024

Beatrice Chebet fiton të artën në vrapim 5000 metra

Beatrice Chebet

Foto: Associated Press

Atletja nga Kenia, Beatrice Chebet, e ka fituar medaljen e artë në 5000 metra vrapim. Ajo e përfundoi garën me kohë prej 14 minuta, 28 sekonda e 56 të qindtat. Medaljen e argjendtë e fitoi holandezja Sifan Hassan që mbylli garën për 14 minuta, 30 sekonda e 61 të qindtat, ndërsa medaljen e bronztë e fitoi italiania, Nadia Battocletti. Garuesja e Italisë distancën prej 5000 metrash e vrapoi me kohë prej 14 minuta, 31 sekonda e 64 të qindtat. 

Chebet fitoi medaljen e parë për vendin e saj në Lojërat Olimpike në Paris. Garuesja tjetër nga Kenia, Faith Kipyegon kishte përfunduar e dyta me kohë prej 14 minuta, 29 sekonda e 60 të qindtat,  por më vonë u diskualifikua për dalje nga korsia. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo