NAZMI  SHAMOLLI

NAZMI  SHAMOLLI

10.02.1936-06.06.2022

Vitet  po kalojnë e malli sa vjen e shtohet për ty Baba,  ishe forca dhe mbështetja jonë! I përjetshmi baba! Dhembja nuk arsyeton mungesën tënde, askush nuk mund të na përmbush zemrat tona siç na përmbushe me zemërgjerësinë, forcën e një prindi të matur! I veçantë ishe dhe do të mbetesh gjithmonë. Emancipimi yt, ishte një hap para kohës  që  jetoje,  këtë  e dëshmove  me sjelljen tende, kulturën, qytetarinë dhe arritjet, mbi të gjitha me edukatën dhe karakterin e fortë në mbështetje të familjes, miqve dhe shokëve, që sot të jemi të qëndrueshëm, të edukuar dhe të pavarur për të vazhduar jetën, e për të përballuar sfidat - falë teje, Baba. Jemi krenarë që patëm një baba si Ti! Me respekt, mall e dashuri të përjetshme të kujtojnë në këtë përvjetor të tretë; fëmijët, nipat dhe mbesat. Qoftë bekimi i Zotit me ty Baba! Në shenjë nderimi për ty baba, falënderojmë të gjithë ata që nderuan veprën tënde  jetësore,  duke na ngushëlluar me praninë dhe fjalët e ngrohta

Data e publikimit: 31 maj 2025 04:05