MIHRIJE  SHAMOLLI

MIHRIJE SHAMOLLI

28.06.1936-31.05.2024

Kaloi një vit dhe malli vetëm sa rritet për Ty. Ishe mbështetja, këshilla dhe forca jonë! Nënë! fjalë e bekuar dhe vete jeta e bekimi ynë. Zonjë fisnike me parime të forta, e lartësuar me vepra e urtësi! Na bëre krenarë që të patëm. Fryma jote prej një nëne dhe gruaje fisnike ishte përherë mbështetja jonë- edhe kur fryma jote na la pas…. E pazëvendësueshme, Nënë! Askush nuk mund të na përmbushë zemrat tona siç i përmbushe ti- me urtësinë dhe bujarinë tënde. Këshillat e tua do të jenë përherë udhërrëfyesi më i mirë që të ndjekim shembullin tënd. Zoti na bekoftë me kujtimin dhe mësimet e tua! Me mall, dashuri, krenari e dhembje të kujtojnë fëmijët, nipat dhe mbesat. Qoftë bekimi i Zotit me ty NËNË. Në shenjë respekti, falënderojmë të gjithë ata që nderuan kontributin tënd jetësor, duke na ngushëlluar me praninë dhe fjalët e ngrohta.

Data e publikimit: 31 maj 2025 02:05