Në përkujtim të 78-vjetorit të ditëlindjes dhe 4-vjetorit të vdekjes së

HAXHI  BAJRAM KASTRATI

HAXHI BAJRAM KASTRATI

(10.11.1947-12.11.2021)

Përderisa vitet kalojnë, dhimbja, kujtimi dhe malli për Ty vetëm sa shtohen. Sot, teksa kujtojmë ditëlindjen dhe ditën e ikjes tënde të hershme, dhimbjen për mungesën tënde na e lehtësojnë vetëm kujtimet dhe veprat tuaja – ato të një bashkëshorti, vëllai, babai e gjyshi të dashur, miku të sinqertë dhe njeriu me virtytet më të larta njerëzore. Jemi krenarë që vazhdojmë të jetojmë dhe kultivojmë mësimet, veprat, vlerat dhe fjalët tuaja, që ishin gjithmonë burim frymëzimi dhe do të mbeten përjetësisht udhërrëfimi ynë në jetë. Familja Kastrati

Data e publikimit: 12 nëntor 2025 04:00