PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Eksplorojmë botën e Inteligjencës Artificiale me Kaonin dhe Hanën

PFF

Këtë herë, Programi Fluturues për Fëmijë fluturon drejt botës së inteligjencës artificiale!

Në këtë udhëtim të veçantë, do të na shoqërojnë Kaoni dhe Hana -  vëlla e motër shumë të talentuar, që po përdorin inteligjencën artificiale për të krijuar aplikacione të dobishme, sidomos për fëmijët.

Ata aktualisht po punojnë në një aplikacion që ndihmon fëmijët të mësojnë më mirë matematikën aritmetike.

Përmes një dizajni të zgjuar, aplikacioni është në gjendje të kuptojë se cilat ushtrime janë më të lehta apo më të vështira për fëmijën, dhe më pas i ofron detyra e shembuj të përshtatur për të përmirësuar aftësitë e tij.

Hana dhe Kaoni kanë një mesazh edhe për ne të rriturit:

T’i mbështesim fëmijët në ëndrrat dhe pasionet e tyre!

Ata ftojnë edhe mësuesit dhe edukatorët që të shohin inteligjencën artificiale si një mjet për mundësi të reja, jo si një shkak për pasivizim.

Sepse kur përdoret me dashuri dhe kujdes, teknologjia mund të bëhet një aleate e fuqishme në rrugën e dijes!