Rajon

11 të vdekur nga zjarri në një shtëpi pleqsh në Tuzëll, dorëhiqet drejtori

11 të vdekur nga zjarri në një shtëpi pleqsh në Tuzëll, dorëhiqet drejtori

Foto: Associated Press

Zjarri që ka përfshirë një shtëpi pleqsh në Tuzëll të Bosnje-Hercegovinës ka marrë jetën e 11 personave, ndërsa 35 të tjerë janë lënduar.

Flaka filloi në orët e mbrëmjes të martën në katin e shtatë në qendrën për të moshuarit, thanë autoritet.

Sipas policisë, në mesin e të lënduarve përveç banorëve të qendrës dhe punonjësve, janë edhe zjarrfikës si dhe zyrtarë policorë.

Të lënduarit janë dërguar në qendrën mjekësore për trajtim.

Kryeministri Nermin Nikshiq e ka quajtur rastin katastrofë me përmasa të mëdha.

Shkaku i zjarrit nuk është bërë ende i ditur dhe autoritetet thanë se një hetim i  hollësishëm do të ndërmerret kur kushtet të jenë të sigurta.

Ndërkohë drejtori i qendrës ka ofruar dorëheqjen nga pozita për arsye morale, duke shprehur keqardhje të thellë për tragjedinë.