Mbrojtja e kriminelit Ratko Mladiq ka kërkuar nga gjykata në Hagë që ai të lirohet menjëherë me kusht ose lirim të parakohshëm, për arsye humanitare duke arsyetuar se ai vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe se po i afrohet vdekjes.
Në kërkesën që është dorëzuar të enjten, 30 prill, mbrojtja ka theksuar se shëndeti i Mladiqit është i rëndë si pasojë e “krizës së fundit” që përjetoi në prill dhe se “po i afrohet fundit të jetës, raportoi Danas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë kërkesë thuhet se Mladiq vuan nga sëmundje e zemrës dhe dështim të veshkave, diabet dhe se ka pasur sulm në tru. Po ashtu thuhet se ai nuk mund të komunikojë, çka sipas mbrojtjes duhet që ai të jetë nën kujdes mjekësor vazhdimisht.
Gjykata do të pranojë raportet nga ekzaminimi mjekësor dhe do të vendosë nëse Mladiqi i plotëson kushtet për lirim të parakohshëm për shkaqe humanitare.
Në korrik të vitit 2025, kriminelit të luftës Ratko Mladiq i ishte refuzuar një kërkesë tjetër për lirim të parakohshëm. Vendimi u mor nga Mekanizmi Ndërkombëtar Ndihmës për Gjykatat Penale.
Krimineli Mladiq është i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës të kryera gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë.
Mladiq u arrestua më 2011 në Serbi dhe më 2017 u dënua para Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, ndërsa vendimi ndaj tij u konfirmua më 2021. Ai ka qëndruar në njësinë e paraburgimit të Kombeve të Bashkuara në Hagë për 15 vjet.