Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Rajon

Vuçiqi detyron një grua t’i tregojë fëmijës se nuk është nëna e tij

Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është përfshirë në një incident që ka shkaktuar reagime të shumta, pasi gjatë një vizite në Bor ka insistuar që një grua t’i tregojë një fëmije, para të gjithëve, se ajo nuk është nëna e tij biologjike.

Ngjarja ndodhi gjatë një takimi parazgjedhor të Vuçiqit me qytetarë, ku një grua foli për problemet që djali për të cilin përkujdeset ka me sigurimin e terapisë për diabetin. Gjatë bisedës, presidenti kërkoi sqarime të detajuara për situatën, transmeton “Index.hr”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas raportimeve, gruaja disa herë theksoi se nuk dëshironte të fliste për çështje personale në prani të fëmijës. Megjithatë, Vuçiqi këmbënguli që ajo të shpjegonte publikisht rrethanat.

Në fund, gruaja u detyrua t’i tregojë fëmijës se nuk është nëna e tij biologjike, por kujdestarja, pasi nëna e vërtetë i kishte vdekur.

Ndër reagimet e para ishin edhe ato të studentëve që po mbajnë të bllokuar Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad, të cilët reaguan me një mesazh të shkurtër: “Po jetojmë në ferr”.

VIDEO: