Reklama

IPKO dhe RTV21 sjellin sezonin e tretë të “Zonës Kibernetike”

IPKO

Prishtinë, 8 Maj, 2025 - Pas dy sezoneve jashtëzakonisht të suksesshme, RTV21 në bashkëpunim me IPKO sjellin këtë të premte ekskluzivisht premierën e shumëpritur të sezonit të tretë të dokumentarit “Zona Kibernetike”.

Kjo seri trajton tema kritike të sigurisë kibernetike dhe ndikimin e teknologjisë në jetën tonë të përditshme, duke sjellë rrëfime të vërteta, rreziqe të prekshme dhe këshilla praktike për mbrojtje në botën dixhitale. Me një qasje edhe më të thelluar dhe investigative, sezoni i ri vjen më aktual, më tronditës dhe më i guximshëm se kurrë më parë.

Programi transmetohet çdo të premte në orën 21:30 në RTV21, duke nisur me episodin e parë: “Nga një klikim, në kolaps”. Gjatë javëve në vijim, publiku do të njihet me raste konkrete të mashtrimeve kibernetike në Kosovë – dhe mënyrat se si mund të mbrohemi nga to.

Çfarë do të shihni këtë sezon?

• Skema që zbrazin llogaritë tuaja bankare dhe vjedhin identitetin.
• Sulme ndaj institucioneve dhe qytetarëve të zakonshëm.
• Hakerë të vërtetë, metoda të sofistikuara dhe ngjarje që kanë ndodhur më afër se mendoni.
• Udhëzime të qarta për mbrojtje përpara se të jetë vonë.
 

Këtë sezon, emisioni udhëhiqet nga Gonxhe Sylaj, eksperte e sigurisë kibernetike, dhe Qendresa Kadriu, gazetare e teknologjisë. Ato sjellin një seri episodësh me dëshmi të viktimave, analiza teknike dhe këshilla nga profesionistë të fushës.

“Zona Kibernetike” mbetet e përkushtuar ndaj misionit të saj për të ngritur ndërgjegjësimin dhe edukimin digjital të shoqërisë kosovare, në një epokë ku kërcënimet virtuale janë më të pranishme dhe më të sofistikuara se kurrë.

Kjo nuk është thjesht një seri dokumentare, është një manual mbijetese në një botë që ndryshon me çdo klikim.

Seria është prodhuar nga RTV21, me mbështetjen e IPKO, kompania lidere në teknologji, internet dhe siguri kibernetike në Kosovë.

Mos e humbisni premierën e sezonit të tretë të “Zonës Kibernetike” me 9 Maj, në orën 21:30, vetëm në RTV21. Sa herë që jeni online, jeni edhe të ekspozuar.

*Artikull i sponsorizuar