Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bebe Rexha performon te Jimmy Kimmel

Bebe Rexha

Bebe Rexha

Foto: Associated Press

Shqiptarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka perfomuar këngën e re në emisionin e komedianit, Jimmy Kimmel.

Ajo performoi këngën “New Religion”, e cila është pjesë e albumi të saj të ri “Dirty Blonde”, të cilin e prezantoi Kimmel teksa mbante në dorë albumin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

36-vjeçja ka publikuar këngën energjike dance në bashkëpunim me grupin britanik Faithless.

Albumi është projekti i parë muzikor që ajo e publikon si artiste e pavarur në partneritet me kompaninë EMPIRE Distribution.

Në një intervistë për People, Rexha ka thënë se ndihet shumë mirë pasi ka vendosur të punojë në mënyrë të pavarur.

“... Jam më në fund e lumtur. I shoh dritat në fund të tunelit. Për një moment gjërat u bënë pak të frikshme. Tani jam më e lumtur se kurrë. Thjesht fakti që jam e rrethuar nga njerëz që vërtet kujdesen për mua e bën energjinë krejt ndryshe”, ka thënë ajo.

Kënga “New Religion” përfshin elemente nga hiti i famshëm i vitit 1995 “Insomnia” i grupit Faithless, një këngë që Rexha thotë se e ka shoqëruar që në fëmijëri.

Në kuadër të albumit,”Dirty Blonde”, Rexha ka publikuar edhe këngën me vargje në gjuhën shqipe, “Çike Çike”.