“Toy Story 5” duket se ka një arsye të re që do të tërheqë vëmendjen e fëmijëve e të rinjve. Bëhet fjalë për teknologjinë.
Traileri i filmit të popullarizuar shfaq personazhin e dashur nga publiku, Bonnie, nën skllavërinë e një tableti, të personifikuar nga Greta Lee. Pasi Woody e la Bonnien për të ndihmuar lodrat e braktisura të gjenin pronarë, Jessie bëhet udhëheqëse e dhomës së Bonniet, me Buzz Lightyear si zëvendësuesen e saj. Megjithatë, Bonnie, tani tetë vjeç, është dashuruar me lodrën e saj të re të preferuar, një tablet në formë të bretkosës, të quajtur Lilypad.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç rikthimit të Tom Hanksit, Tim Allenit dhe Joan Cusackut, kasti i aktorëve që huazojnë zërat për personazhet e animuara përbëhet edhe nga John Ratzenberger, Wallace Shawn, Annie Potts, Keanu Reeves, Craig Robinson dhe Matty Matheson.
“Toy Story 5” lansohet nëpër kinema më 19 qershor.