Djali i ish-futbollistit, David Beckham, Brooklyn Beckham ka shprehur sërish publikisht mbështetjen e tij për bashkëshorten, Nicola Peltz, mes tensioneve të vazhdueshme me familjen e tij.
26-vjeçari, djali i ish-futbollistit dhe disenjatores, Victoria Beckham, ka publikuar një fotografi bardhë e zi me Nicolan për Ditën e Shën Valentinit (14 shkurt).
“Gëzuar Shën Valentinin, zemër x. Jam personi më me fat në botë që mund të të quaj Valentinën time çdo vit x Të dua më shumë sesa e di dhe do të të mbroj dhe dua përgjithmonë x”, ka shkruar ai.
Postimin Brooklyn e ka përë pas një sërë deklaratash për dasmën e tij, duke pretenduar se nëna e tij kishte “vallëzuar në mënyrë shumë të papërshtatshme” me të gjatë vallëzimit të parë të çiftit, duke e lënë të “poshtëruar”.
“Mamaja ime e rrëmbeu vallëzimin tim të parë me gruan time, i cili ishte planifikuar prej javësh me një këngë romantike dashurie. Para 500 të ftuarve në dasmën tonë, Marc Anthony më thirri në skenë, ku sipas programit ishte planifikuar vallëzimi im romantik me gruan time, por në vend të saj, mamaja ime po më priste për të vallëzuar me mua. Ajo vallëzoi në mënyrë shumë të papërshtatshme me mua para të gjithëve. Nuk jam ndierë kurrë më parehatshëm apo më i poshtëruar në jetën time. Ne donim t’i rinovonim betimet tona që të krijonim kujtime të reja nga dita e dasmës sonë, që na sjellin gëzim dhe lumturi, jo ankth dhe turp”, pati shkruar Brooklyn në një deklaratë në Instagram.
Në të njëjtën deklaratë, Brooklyn ka theksuar se “nuk dëshiron pajtim” me familjen e tij për shkak të marrëdhënies së tyre me bashkëshorten.
Ai i ka akuzuar gjithashtu prindërit se kanë tentuar ta “shkatërronin” lidhjen e tij me Nicolan para se të martoheshin në vitin 2022.
Në postimin e fundit të deklaratës, ai ka shkruar se ai, Nicola dhe “familja e tyre e ardhshme” duan vetëm “paqe, privatësi dhe lumturi”.
“Narrativa se gruaja ime më kontrollon mua është krejtësisht e përmbysur. Unë jam kontrolluar nga prindërit e mi për pjesën më të madhe të jetës sime. Jam rritur me ankth të madh. Për herë të parë në jetën time, që prej momentit kur u distancova nga familja ime, ai ankth është zhdukur. Zgjohem çdo mëngjes mirënjohës për jetën që kam zgjedhur dhe kam gjetur paqe dhe lehtësim. Unë dhe gruaja ime nuk duam një jetë të formësuar nga imazhi, shtypi apo manipulimi. Gjithçka që duam është paqe, privatësi dhe lumturi për ne dhe familjen tonë të ardhshme”, ka shkruar ai.