Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“By any Means” sjell në ekran një komplot që sfidon drejtësinë

By any Means

“By Any Means” titullohet trileri i ri kriminalistik, i cili në rolet kryesore i sjell aktorët Mark Wahlberg dhe Yahya Abdul-Mateen, dhe vjen me regji të Elegance Bratton. Është një histori për aleanca të papritura, të krijuara në rrethana të pamundura - ku drejtësia nuk është e pastër dhe e vërteta ka një kosto.

Me ngjarjen e vendosur në Misisipin e vitit 1966 dhe i bazuar përafërsisht në ngjarje të vërteta, ky triler ndjek bashkëpunimin e tensionuar mes një vrasësi profesionist të mafisë dhe një agjenti afrikano-amerikan të FBI-së. Ata detyrohen të krijojnë një aleancë të brishtë për të gjetur autorët e vrasjes së udhëheqësve të lëvizjes për të drejtat civile, duke zbuluar kështu një komplot që vë në provë kufijtë e drejtësisë, besnikërisë dhe mbijetesës.

Krahas yjeve hollivudianë, Wahlberg dhe Abdul-Mateen, në filmin e ardhshëm të mbushur me skena aksion luajnë edhe aktorët Nicole Beharie, David Strathairn, Giancarlo Esposito, Josh Lucas dhe Ethan Embry.

“By Any Means” do të jetë në dispozicionin e publikut nga 4 shtatori i këtij viti.