Aktori, Callum Turner, ka ndarë disa detaje të rralla për marrëdhënien e tij me bashkëshorten e re, këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, duke treguar se çifti përpiqet të kalojë sa më shumë kohë së bashku pavarësisht angazhimeve të shumta.
“Dëshiron të frymëzohesh nga personi me të cilin je. Ne sigurohemi që të jemi bashkë sa më shpesh të jetë e mundur”, ka thënë 36-vjeçi në një intervistë për The Hollywood Reporter.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Ai ka treguar se të dy ndajnë interesa të përbashkëta për artin, filmat dhe librat, dhe shpesh i shikojnë ose diskutojnë së bashku. Së fundmi, Turner i ka treguar Lipas filmin klasik “One Flew Over the Cuckoo’s Nest”, duke e sfiduar të njohë aktorët e njohur në të.

“Dua dhe unë kemi një shije të përbashkët për artin dhe e ndajmë gjithçka me njëri-tjetrin”, ka thënë ai me humor.
Aktori ka zbuluar gjithashtu një talent të fshehtë të Lipës duke thënë se ajo është shumë e mirë në lojën e tavllës (backgammon).
“Ajo i mundi të gjithë. Është shumë e fortë në këtë lojë”, ka thënë ai.
Turner ka shtuar se, ndonëse po përgatitet për role në filma horror, ai vetë nuk është adhurues i këtij zhanri.

“Më frikësojnë pak, por më pëlqen të lexoj më shumë”, ka thënë ai.
Çifti u martua fillimisht në një ceremoni intime në Londër në fund të majit, ndërsa më pas organizoi festime më të mëdha në Itali me rreth 200 të ftuar, përfshirë miq dhe figura të njohura nga industria e muzikës dhe filmit.

Sipas raportimeve, festimet zgjatën disa ditë dhe kushtuan rreth 1.5 milionë funte, duke përfshirë edhe performancën e këngëtarit të mirënjohur Elton John për të ftuarit.