Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare pasi është parë në sfilatën e modës të markës së njohur "Schiaparelli", në Paris.
Këngëtarja me origjinë shqiptare ishte e ulur në rreshtin e parë, vend ky që rezervohet vetëm për emrat më të mëdhenj të artit dhe modës dhe kishte veshur një fustan shumë të veçantë.
Ylli kishte veshur fustanin, i cili ishte i punuar me dorë nga petale të vogla, për të cilat drejtori kreativ i markës, Daniel Roseberry, ka shkruar se janë krijuar me "polimer clay", një lloj balte artificiale që përdoret zakonisht për artizanate.
Fustani dukej si vepër arti, i gjithi me ngjyrë të bardhë dhe krah te ekzagjeruar, që ngjasonin me krahët e një engjëlli.
Me këtë paraqitje, Lipa tregoi edhe një herë se nuk është vetëm një yll i muzikës, por edhe një ikonë mode që di si të tërheqë vëmendjen në çdo paraqitje.