Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Emily in Paris” përfundon pas sezonit të gjashtë

Emily in Paris

Emily in Paris

Seriali i famshëm i platformës “Netflix”, “Emily in Paris”, do të përfundojë pas sezonit të gjashtë, ka shkruar BBC.

Platforma e “Netflix” ka njoftuar se sezoni i ardhshëm i komedi-dramës romantike me protagoniste Lily Collins do të jetë edhe sezoni i fundit i serialit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Krijuesi i serialit, Darren Star, ka falënderuar publikun.

“Faleminderit që na lejuat të bëheshim pjesë e jetës suaj, duke frymëzuar ëndrrat tuaja për udhëtime dhe dashurinë tuaj për Parisin”, ka thënë ai.

Seriali ndjek historinë e Emily Cooper, një drejtuese marketingu nga Çikago, e cila përballet me sfidat e punës, dashurisë, miqësisë dhe modës në Paris.

“Pas gjashtë vitesh të paharrueshme duke luajtur rolin e Emily Cooper, jam këtu për të ndarë me ju se sezoni i gjashtë do të jetë i fundit. Sezoni i gjashtë do t’ju sjellë gjithçka që dashuroni nga ky serial dhe do të shërbejë si kapitulli final në aventurën më të madhe të Emilyt”, ka thënë Collins përmes një video-mesazhi.

Në sezonin e fundit do të rikthehen edhe aktorët Ashley Park, Lucas Bravo, Lucien Laviscount, Samuel Arnold dhe Bruno Gouery.

Netflix ka konfirmuar për BBC-në se xhirimet tashmë kanë nisur në Greqi, ndërsa skena të tjera do të realizohen edhe në Paris dhe Monaco.

Ende nuk është bërë publike data zyrtare e sezonit të ri.

Episodet e reja do të vazhdojnë historinë pas ngjarjeve të sezonit të pestë, ku Gabriel, dashuria e hershme e Emilyt, i luajtur nga Lucas Bravo, i dërgon asaj një kartolinë duke e ftuar në një pushim romantik në Greqi.

Star e ka përshkruar realizimin e serialit si “udhëtimin e jetës”.

“Teksa nisim sezonin final, jam jashtëzakonisht mirënjohës ndaj ‘Netflixit’, ‘Paramountit’ dhe mbi të gjitha ndaj fansave që e kanë ndjekur këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm bashkë me ne”, ka thënë ai.

“Emily in Paris” ka debutuar në vitin 2020 dhe u kthye shpejt në një nga sukseset më të mëdha të “Netflixit”. Sezoni i fundit grumbulloi 26.8 milionë shikime në nivel global vetëm brenda 11 ditëve.

Seriali ka frymëzuar trende mode në rrjetet sociale.

Ndërkohë, krijuesi i tij, Star, u nderua edhe me dekoratën “Legion of Honour” nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili e vlerësoi serialin për promovimin e Francës në botë.

Megjithatë, seriali është kritikuar shpesh për mënyrën e idealizuar dhe klishe me të cilën paraqet Parisin, ndërsa disa kritikë e kanë përshkruar si “një version parku argëtues të Parisit”.