Aktorja e njohur Cameron Diaz ka reflektuar për karrierën dhe përvojën e saj në Hollywood, duke theksuar se fama nuk është e njëjtë për të gjithë.
53-vjeçarja, e cila ka kaluar ulje-ngritje gjatë karrierës së saj, foli për këtë temë teksa promovonte filmin e ri komedi “Outcome”, ku luan përkrah aktorit Keanu Reeves.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është një udhëtim. Mendoj se është ndryshe për secilin”, ka thënë ajo, ka raportuar FemaleFirst.
Duke reflektuar mbi më shumë se tre dekada në industrinë e filmit, ajo ka shtuar se rikthimi në film i duket sikur rikthim në kalërim.
“Kanë kaluar rreth 30 e ca vite. Ti thjesht rivendosesh në të, si në një shalë kali të vjetër, e di? Është sikur ke qëndruar në të, ke ecur shpejt, ke ecur ngadalë, dhe pastaj fillon të përshtatesh dhe të gjesh ritmin tënd. Kështu funksionon. Është e vështirë për t’u shpjeguar”, ka thënë ajo
Aktorja ka shpjeguar gjithashtu se filmi “Outcome” trajton edhe anën më të errët të jetës së famës.
“Mendoj gjithashtu se ky film e tregon famën në një mënyrë shumë interesante dhe të theksuar. Të gjithë mendojnë se duan të jenë të famshëm, por kjo ka një çmim. Prandaj është një komedi me mesazh paralajmërues”, ka thënë ajo.
Filmi është drejtuar nga aktori e regjisori Jonah Hill, i cili nuk i kurseu vlerësimet për Diazin, duke thënë se ajo jep një nga performancat më të mira të karrierës së saj.
“Cameron është si një engjëll që ka rënë nga qielli, dhe ajo nuk është vetëm një yll ikonë i kinemasë. Kur ajo u shfaq në ekran gjatë testit të kamerës, ne të gjithë ishim pas duke thënë: ‘Uau, po bëjmë një film të vërtetë’”, ka thënë Hill.
Duke folur për aktrimin e saj, ai ka shtuar se si aktore, ajo jep performancën më të mirë të karrierës së saj, sipas tij “një performancë e jashtëzakonshme.”
Hill e ka vlerësuar Diazin edhe si mikeshë dhe artiste perfekte.