Aktori i njohur i Hollywoodit, George Clooney, ka treguar se ka përdorur narkotikë, por ka insistuar se kjo gjë asnjëherë s’ka qenë “problem” për të.

Clooney ka thënë se e ka provuar kokainën, por se nuk i pëlqyer sepse ka qenë e përzier me laksativë.
“E kam provuar kokainën. Bëja shaka se kam përdorur shumë droga, por çështja është se asnjëherë nuk kanë qenë problem për mua”, ka thënë aktori për revistën Esquire.

Ai tutje ka treguar për një episod të projektit filmk “Taxi” - ku të gjithë marrin kokainë. Ai ka thënë se ajo nuk është si heroina “sepse nuk të bën të varur”. Por më pas ai ka pranuar se pati thënë se është “mjaft e keqe”.
“Plus e gjitha ka qenë e përzier me laksativ. Të gjithë e merrnin nga pak e shkonin në banjë”, ka thënë aktori.

64 vjeçi ka thënë se marihuana nuk është për të ndërkohë që ka treguar një histori kur ka konsumuar ëmbëlsira me marihuanë me disa shokë, rreth 15 vjet më parë, para se të shkonin ta shihnin filmin “The Wizard of Oz” më kolonë zanore të përpunuar nga grupi muzikor Pink Floyd.

“Ishim katastrofë. Mendoj se ishim 20 prej nesh në kinema, filmi mbaroi e ne qëndruam ulur duke folur me orë të tëra. Orë të tëra! Lindi dielli e ne ende ishim aty. Thjesht marihuana nuk është për mua”, ka thënë aktori.

Clooney, i cili është baba i dy binjakëve, Ella dhe Elaxender, që i ka me gruan e tij Amal, ka thënë se nuk konsumon alkool e narkotikë, duke qëndruar esëll pothuajse tërë kohën.
Ai ka thënë se ndonjëherë e pi ndonjë gotë verë të dielave, por pasi kishte pirë njëherë një shishe në spektaklin “Tony Awards”, ka thënë se mezi kishte arritur të ecë.

“Kisha pirë shumë. Aq shumë sa mezi ecja. Erdha në shtëpi me Amalin dhe vetëm po qeshja. Të nesërmen gjithë ditën kishte mundim e të vjella. Ishte histerike”, ka thënë ylli.

Ai tutje ka thënë se ka pasur periudha kur ka konsumuar alkool më tepër, por megjithatë nuk ka qenë problem për të.