Modelja e njohur, Kendall Jenner dhe aktori, Jacob Elordi, po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë së bashku, ndërsa lidhja e tyre duket se po ecën mirë, sipas burimeve pranë çiftit.
“Po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë bashkë. Jacob ende nuk është prezantuar me familjen”, ka thënë një burim për revistën People.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, familja e Jennerit e mbështet këtë romancë, edhe pse nuk e njeh ende mirë aktorin.
“Familja e di se Kendall është e lumtur, por ende nuk e njeh mirë Jacobin”, ka shtuar burimi.
Sipas raportimeve, dyshja së fundmi kaloi pushime në Hawaii, por dëshiron ta mbajë marrëdhënien larg vëmendjes së publikut.
“Nuk duan ta kthejnë këtë në një histori të madhe publike. U pëlqen të kalojnë kohë së bashku në privatësi. Duan t’i lënë gjërat të ecin natyrshëm”, ka thënë burimi, duke shtuar se “Kendallit i pëlqen shumë Jacobi”.
Në një intervistë të mëparshme në podcastin “In Your Dreams”, Jenner ka folur edhe për thashethemet rreth orientimit të saj seksual.
“Ka një pjesë të internetit që mendon se jam lezbike. Ajo që më shqetëson është mënyra se si njerëzit flasin për këtë. Nuk e bëjnë me mirësi, por me shumë ashpërsi dhe gjykim”, ka thënë modelja.
Ajo ka theksuar se nuk është lezbike, por ka shtuar se nuk do ta kishte problem ta bënte publike orientimin e saj seksual nëse do të ishte.
“E di që të dalësh hapur nuk është e lehtë për askënd. Por, duke njohur veten, besoj se në këtë fazë të jetës sime, nëse do të isha, do ta kisha bërë publike”, u shpreh Jenner.