Reperi i njohur, Kanye West, po përballet me anulime të njëpasnjëshme të koncerteve në Evropë, ndërsa turneu i tij është vënë seriozisht në pikëpyetje për shkak të deklaratave të tij të mëparshme antisemitike.
Së fundmi, koncertet e planifikuara në Poloni dhe Zvicër janë anuluar. Klubi zviceran FC Basel, që menaxhon ngjarjet në stadiumin e tij, ka refuzuar kërkesën për performancë në qershor, ka shkruar The Guardian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne nuk mundemi, në përputhje me vlerat tona, t’i japim një platformë këtij artisti në këtë kontekst”, ka deklaruar një zëdhënës i klubit.
Edhe stadiumi Silesian në Poloni ka anuluar koncertin e planifikuar për 19 qershor.
“Koncerti i Ye (Kanye West), i planifikuar për 19 qershor 2026, nuk do të mbahet për arsye formale dhe ligjore”, ka njoftuar drejtori i stadiumit, Adam Strzyzewski.
Ministrja e Kulturës në Poloni, Marta Cienkowska, ka reaguar ashpër ndaj artistit.
“Promovimi i nazizmit është në kundërshtim të hapur me vlerat e Polonisë. Në një vend të shënuar nga historia e Holokaustit, nuk mund të pretendojmë se kjo është thjesht argëtim”, ka thënë ajo.
Ministrja ka shtuar se autoritetet mund të ndalojnë hyrjen e individëve të padëshiruar në vend, nëse është e nevojshme.
Këto zhvillime po ndodhin pas anulimeve dhe shtyrjeve të tjera të koncerteve të reperit në Evropë.
Një koncert në Marseille u shty pas kundërshtimeve nga autoritetet lokale, ndërsa në Britani iu ndalua hyrja për të performuar në festivalin “Wireless” në Londër, duke çuar në anulimin e plotë të ngjarjes.
Aktualisht, ndalesat e vetme të mbetura në turneun evropian janë në Turqi, Holandë, Itali, Madrid dhe Portugali.
West, i njohur gjithashtu si Ye, ka qenë në qendër të kritikave për deklarata të mëparshme si “e dua nazizmin” dhe shprehje admirimi për liderin nazizt Adolf Hitler.
Ai gjithashtu ka shitur produkte me simbolin e svastikës dhe ka publikuar një këngë me titull “Heil Hitler”, e cila është ndaluar në disa platforma.
Në muajin janar, ai ka publikuar një shkrim në The Wall Street Journal duke shprehur pendesë për deklaratat.
“Nuk jam nazist apo antisemit. I dua njerëzit hebrenj”, ka shkruar ai duke ia atribuar sjelljet e tij një episodi maniak të lidhur me çrregullimin bipolar.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ai ka kërkuar falje dhe më pas i ka tërhequr deklaratat, çka ka rritur edhe më shumë reagimet dhe pasigurinë rreth karrierës së tij në Evropë.