Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Katy Perry shpjegon se si Justin Trudeau ia ndryshoi jetën

Justin Trudeau dhe Katy Perry

Justin Trudeau dhe Katy Perry

Foto: Associated Press

Këngëtarja amerikane, Katy Perry, ka folur hapur për lidhjen e saj me ish-kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, duke thënë se dashuria e ka transformuar.

“Kam dashuri në jetën time tani dhe kjo më ka ndryshuar. Kur dëgjon këngën ‘All You Need Is Love’ të Beatles, mendon se është klishe, por klishetë ekzistojnë për një arsye”, ka thënë ajo në podcastin “Unfamous”, ka raportuar FemaleFirst.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

VIDEO:

Këngëtarja e ka pranuar se ndarja nga ish-i fejuari i saj, aktori, Orlando Bloom, ishte një periudhë shumë e vështirë.

“Nuk e shoh veten si viktimë, por viti i kaluar ishte i rëndë. Mund të kisha rënë në ato mendimet ‘pse po më ndodh mua’, por zgjodha ta përjetoja dhimbjen, zemërimin dhe të mësoja prej tyre”, ka thënë ajo.

Sipas Perryt, përvoja e ka mësuar të vendosë kufij më të shëndetshëm në jetën e saj.

“Në fund gjithçka lidhet me vetërespektin dhe dashurinë për veten. Nëse nuk ke kufij, duhet të reflektosh dhe të largohesh nga modelet që të dëmtojnë”, ka thënë ajo.

Një burim pranë çiftit ka treguar më herët se Perry nuk e kishte menduar të hynte shpejt në një lidhje të re pas ndarjes nga Bloom, por Trudeau “e befasoi plotësisht” dhe mes tyre u krijua një lidhje e fortë që është forcuar me kalimin e muajve.