Aktorja e njohur, Kerry Washington, ka zbuluar se në fëmijëri ka mësuar të kërcejë nga ylli Jennifer Lopez.
Aktorja e njohur për serialin “Scandal” dhe këngëtarja e hitit “Let's Get Loud” kanë frekuentuar të njëjtin kurs për të rinj në Bronx, në New York, kur ishin të vogla.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke folur në podcastin Good Hang with Amy Poehler, Washington ka treguar se Lopez, ani pse vetëm disa vite më e madhe, ishte një nga vajzat më të rritura në kurs dhe për një periudhë u bë mësuesja e saj e vallëzimit, ka raportuar FemaleFirst.
“Jennifer nuk është shumë më e madhe se unë, por ishte pak më e rritur, ndaj ishte një nga vajzat e mëdha në klub... Ajo u bë mësuese për vajzat më të vogla. Nëse unë isha rreth 8 vjeç, ajo ishte ndoshta 16. Unë mësova hip-hop dhe flamenco. Kam mësuar të kërcej nga Jennifer”, ka thënë aktorja.
Megjithatë, Washington bëri edhe një shaka, duke thënë se ndoshta nuk i ka lënë shumë përshtypje Lopezit.
“Ajo kurrë nuk më ka ftuar të kërcej në ndonjë nga videot e saj. Nuk e di çfarë do të thotë kjo”, ka thënë ajo me shaka.
Aktorja ka kujtuar edhe një moment të veçantë, kur Lopez kërceu në mënyrë më provokuese me mësuesin e tyre të vallëzimit, Larry Maldonado, pak para se të largohej për në Los Angeles.
“Ka qenë shumë provokuese. Ne nuk duhej ta shikonim. Vajzave të vogla u thuhej: ‘Jo, kjo nuk është për ju’. Por ne u fshehëm dhe e pamë gjithsesi, sepse nuk mund të mos e shikonim. Ishte e bukur. Ajo ishte e bukur. Ajo gjithmonë ka qenë një frymëzim për mua”, ka thënë ajo.
Në muajin dhjetor, Washington i bëri edhe një homazh emocional Lopezit, kur i dorëzoi çmimin në ceremoninë The Hollywood Reporter Women in Entertainment Gala.

“Kur Jennifer u largua nga Bronxi për në Los Angeles për të ndjekur karrierën në showbiz, më mësoi çfarë do të thotë guxim krijues. Kur ajo u shfaq çdo të diel në televizion si ‘fly girl’ në In Living Color, më mësoi vlerën e ndjekjes së ëndrrave të mia. Kur mahniti publikun në filmin “Selena” dhe më pas në film pas filmi, më mësoi të besoj edhe në gjërat që për të tjerët duken të pamundura”, ka thënë ajo në skenë.

Washington ka shtuar se sa herë që përballej me vështirësi në fillimet e karrierës së saj, kujtonte shembullin e Lopezit.
“Do t’i thoja vetes: ‘Jen e bëri këtë. Ajo po e bënte. Dhe unë e njihja.’ Ajo ishte njëra prej nesh. Ndërsa kjo mund të tingëllojë si ekzagjerim, po ju them: pa Jennifer Lopez, nuk do të kishte Kerry Washington. Dhe e vërteta edhe më e madhe është se unë jam një nga miliona njerëz që ndihen kështu”, ka thënë aktorja.