Aktorja dhe këngëtarja legjendare, Liza Minnelli, ka zbuluar detaje për një marrëdhënie të fshehtë dhe të trazuar me regjisorin e njohur Martin Scorsese në librin e saj të ri autobiografik.
Në librin e saj me kujtime, “Kids, Wait Till You Hear This!”, artistja 79-vjeçe tregon për lidhjen që kishte me Scorsesen gjatë xhirimeve të filmit mjuzikëll “New York, New York” në vitin 1977. Sipas saj, romanca u zhvillua në fshehtësi dhe u shoqërua me emocione të forta dhe përdorim të shtuar të drogës, ka raportuar FemaleFirst.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinnelli ka shkruar se u dashurua me regjisorin ndërsa punonin së bashku dhe se ai në atë kohë kishte probleme serioze me drogën.
“Ndërsa xhironim filmin, Marty po përdorte gjithnjë e më shumë kokainë. Dukej se për asnjërin prej nesh nuk ishte më diçka rekreative. Ishte ditë e natë, në set, mes skenave dhe kur dilnim në mbrëmje”, ka shkruar ajo.
Aktorja ka shtuar se kalonin pothuajse gjithë kohën bashkë.
“Ishim vazhdimisht bashkë dhe unë isha gjithmonë pranë tij. Marty thoshte vazhdimisht se droga i ndihmonte të ishte më kreativ. Sigurisht që po… apo ndoshta është vetëm një nga ato gënjeshtrat që i thua vetes kur je i kapur nga varësia”, ka shkruar Minnelli.
Në libër përshkruhet edhe një përballje mes tyre në lagjen Greenwich Village në New York, pasi Scorsese kishte dëgjuar thashetheme se ajo kishte një lidhje edhe me balerinin e njohur Mikhail Baryshnikov.
Sipas Minnellit, regjisori i kishte bërtitur me fjalët” “Si mund të ma bësh këtë? Si mund të ma bësh këtë!”
Ajo pranon në libër se në atë periudhë kishte vërtet një lidhje edhe me Baryshnikov.
Në kohën e kësaj romance, të dy ishin të martuar: Minnelli me bashkëshortin e saj të dytë Jack Haley Jr., ndërsa Scorsese me gruan e tij të dytë Julia Cameron.
Aktorja e përshkruan marrëdhënien me termin francez “amour fou”.
“Është term francez për një marrëdhënie të pasionuar që shndërrohet në një obsesion vetëshkatërrues”, ka shkruar ajo, duke shtuar se një lidhje e tillë “bëhet si një drogë e fuqishme dhe hipnotizuese në çdo mënyrë”.
Minnelli ka treguar gjithashtu se xhirimet e filmit “New York, New York” u bënë gjithnjë e më të vështira. Buxheti i filmit thuhet se u rrit nga rreth 7 milionë dollarë në 12 milionë dhe xhirimet zgjatën 22 javë në vend të 14 javëve të planifikuara.
Ajo ka kujtuar gjithashtu se më vonë i kërkoi Scorseses të drejtonte shfaqjen e saj teatrale, “The Act”, ani pse ai nuk kishte përvojë në teatër.
Megjithatë, bashkëpunimi ka përfunduar kur ajo vendosi ta largonte nga projekti.
“Ky vendim pothuajse më vrau dhe ma theu zemrën”, ka shkruar Minnelli në kujtimet e saj.