Janë publikuar pamjet e para të serialit të ardhshëm që shtjellon romancën mes, John F. Kennedy Jr. dhe gruas së tij, Carolyn Bessette.
Projekti televiziv i limituar, “Love Story”, sjell në ekran raportin mes çiftit të popullarizuar, deri në momentin e vdekjes së tyre në korrik të vitit 1999. Kennedy, djali i ish-presidentit amerikan John F. Kennedy dhe disenjatorja, Bessette, jeta e së cilëve ndiqej me vëmendje të madhe nga publiku dhe mediat, humbën jetën si pasojë e rrëzimit të aeroplanit të tyre në Oqeanin Atlantik, i cili drejtohej nga Kennedy.
Seriali vjen i inspiruar nga libri i autores Elizabeth Beller, “Once Upon a Time: The Captivating Life of Carolyn Bessette-Kennedy. Aktorët Paul Anthony Kelly dhe Sarah Pidgeon, i portretizojnë protagonistët, JFK Jr. dhe Carolyn Bessette. Naomi Watts, Grace Gummer dhe Constance Zimmer, po ashtu luajnë në film.
“Love Story: John F. Kennedy Jr. & Carolyn Bessette” debuton më 12 shkurt dhe do të jetë në dispozicionin e publikut përmes platformave, FX dhe Hulu.