Këngëtarja e njohur, Miley Cirus, ka thënë se nuk i frikësohet largimit nga industria e showbizit.
32-vjeçarua, që u bë e famshme kur ishte fëmijë, pasi luajti rolin e Hanna Montanas, në serialin me po të njëjtin emër nga kompania e famshme “Disney”, ka thënë se nuk është e lidhur me industrinë e showbizit.

Tutje ajo ka thënë se e lë mundësi të hapur largimin nga industria.
“E kam pasur një moment kur kam menduar me vete që i kam hipur këtij treni kur isha 11-vjeçare dhe që atëherë nuk kam zbritur. Jam përkushtuar shumë dhe kurrë s’kam dyshuar në të e as nuk e kam analizuar”, ka thënë Cyrus në një interviste më aktoren Pamela Anderson për CR Fashion Book.

Ajo tutje ka shpjeguar se tek kur i ka bërë 20 vjet e edhe më vonë kur u bë 30 vjeçe, ka filluar t’i rivlerësojë gjërat.
“Kam menduar nëse kjo është ende ajo që dua të bëj dhe përgjigja ime ka qenë PO. Por nuk i frikësohem ditës nuk kjo përgjigje një ditë do të jetë JO”, ka thënë këngëtarja.

Ylli ka shtuar se as nuk e di nëse kjo ditë do të vijë dhe i vlerëson gjërat e thjeshta në jetë, pavarësisht famës e suksesit.
“Pjesë e madhe e asaj se çfarë bëjmë është se e ndajmë me të tjerët. Diçka që më pëlqen është kopshtaria, është diçka që e bën vetë. Pasi që kemi ndarë shumë nga vetja me publikun, të kalosh pak kohë me diçka të vogël duke mbjellë diçka, bëhet disi proces shumë personal”, ka thënë Cyrus.

Ajo tutje ka thënë se kohëve të fundit, pasi nuk po konsumon më alkool e është esëll gjatë gjithë kohës, po ka dëshirë që të bëjë diçka me duar e veta e që nuk ka të bëjë më famën e suksesin.