Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ndërpritet koncerti i Bad Bunnyt në Milano

Bad Bunny

Foto: Associated Press

Një koncert në ambient të hapur i yllit të muzikës nga Porto Riko, Bad Bunny, është ndërprerë të shtunën në mbrëmje në Itali, për shkak të një stuhie të fortë breshëri, por organizatori ka njoftuar se blerësit e biletave do të rimbursoheshin.

Videot e postuara në rrjetet sociale tregonin kokrra të mëdha breshëri që godisnin njerëzit në koncertin ku të gjitha biletat ishin shitur, shoqëruar me erëra të forta dhe shi të rrëmbyeshëm, pasi artisti kishte nisur performancën e tij në hipodromin "Snai La Maura" në Milano.

"Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, përfshirë stuhitë dhe breshërin, koncerti i Bad Bunny-t i planifikuar për 18 korrik në hipodromin 'Snai La Maura' në Milano u ndërpre dhe zona u evakuua në mënyrë të sigurt”, ka shkruar të dielën në faqen e saj të internetit kompania "Live Nation", përgjegjëse për shitjen e biletave.

Ajo ka shtuar se të gjithë blerësit e biletave do të merrnin rimbursim të plotë.