67-vjeçarja Madonna ka folur mbi vitet kur ishte beqare në qytetin e New Yorkut gjatë viteve 1980 dhe pranoi se i pyeste admiruesit e saj për kushtet që kishin në shtëpi përpara se të vendoste nëse ia vlente të dilte me ta apo jo.
“Dilja me burra bazuar në faktin nëse kishin vaskë apo dush që mund t’i përdorja. I pyesja: ‘Ku jeton?’ Dhe ata më thoshin: ‘Jetoj në Upper West Side.’ Pastaj unë pyesja: ‘Ke vaskë?’ Kjo ishte një pikë shumë e madhe në favor të tyre. Shkoja në shtëpinë e këtij djali ose të një të dashuri të mundshëm, bëja banjë ose dush dhe haja ushqimin që gatuante nëna e tij!”, ka thënë ajo në emisionin “Rent Free” për Bilt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëngëtarja e hitit “Material Girl”, e cila është nënë e gjashtë fëmijëve, kujtoi gjithashtu një incident të frikshëm kur u zgjua e rrethuar nga flakët.
E pyetur për përvojën më të keqe që kishte pasur në një banesë me qira, ajo tregoi: “Pa dashje shkaktova një zjarr. Po jetoja ilegalisht në një ndërtesë në zonën e industrisë së tekstileve. Ishte mesi i dimrit dhe nuk kishte ngrohje – të gjithë e dinë sa të ftohtë janë dimrat në New York. Flija në dysheme, në një thes gjumi, dhe isha rrethuar me ngrohëse elektrike. Kjo shkaktoi një zjarr elektrik. U zgjova e rrethuar nga flakët. Nuk kisha ku të jetoja, ndaj u strehova në një ndërtesë të quajtur Music Building në Eighth Avenue.”
Madonna zbuloi gjithashtu se nuk është e interesuar për njerëzit që nuk lexojnë libra.
E pyetur se cilat hobi të saj i surprizojnë njerëzit, ajo përmendi kopshtarinë, kalërimin, lutjen dhe meditimin.
“Oh, leximi! Kjo nuk duhet të jetë diçka e papritur. Nëse nuk lexon, unë nuk flas me ty. Është e trishtueshme të mendosh se leximi konsiderohet thjesht një hobi... Nëse një djalë dëshiron t’i bëjë përshtypje një vajze, le të thotë se ka lexuar War and Peace”, ka thënë ajo.
Madonna ka bërë një rrugë të gjatë që nga ditët e saj të vështira në New York. Së fundmi është raportuar se ajo mori me vete kuzhinierin e saj privat në një fluturim nga Los Anxhelosi drejt Londrës.
Sipas raportimeve, kuzhinieri përgatiti sushi për këngëtaren dhe të dashurin e saj, Akeem Morris, përpara udhëtimit 11-orësh drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Një burim tha se Madonna është shumë e kujdesshme me stilin e saj të jetesës dhe shmang ushqimet e përpunuara, ndaj preferon të udhëtojë me kuzhinierin e saj privat, i cili kujdeset që dieta e saj të mbetet e njëjtë edhe gjatë udhëtimeve të gjata.