Aktorja Nicole Kidman ka ndarë një fotografi të rrallë të ish-bashkëshortit të saj, këngëtarit, Keith Urban, me vajzat e tyre, në një urim për Ditën e Baballarëve, gati gjashtë muaj pas finalizimit të divorcit, ka shkruar InStyle.
Ditë më parë, Kidman ka publikuar në Instagram Stories një mesazh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gëzuar Ditën e Baballarëve të gjithë baballarëve”, ka shkruar ajo në postim, ku ndau dy fotografi bardhezi nga e kaluara.

Në njërën fotografi shfaqej vetë aktorja kur ishte e vogël me babanë e saj, ndërsa në tjetrën vajzat e saj, Sunday Rose dhe Faith Margaret, shiheshin duke kaluar një moment të ëmbël me të atin. Në imazh, një Keith Urban më i ri i mbante të dyja vajzat mbi shpinë gjatë një shëtitjeje.
Postimi i Kidmanit erdhi vetëm një ditë pasi Urban i kushtoi asaj një urim publik për ditëlindjen e 59-të.
“Gëzuar ditëlindjen, Nicole Mary!!!!!!!!!!!!”, ka shkruar këngëtari në Instagram Stories.

Edhe vajza e tyre e madhe, Sunday Rose, ndau një fotografi të nënës së saj.
“Gëzuar ditëlindjen, mama. Nuk ka askënd që e adhuroj më shumë”, ka shkruar ajo.
Vetë Kidman falënderoi ndjekësit për urimet e shumta, duke publikuar një fotografi në natyrë dhe duke shkruar se po festonte “edhe një vit tjetër rreth diellit”.