Këngëtarja Olivia Rodrigo ka treguar se tashmë e ka zgjedhur këngën e dasmës së saj, edhe pse aktualisht është e njohur për këngët e saj për zemrën e thyer dhe histori dashurie të komplikuara.
Në një intervistë në Londër, 23-vjeçarja ka folur për albumin e ri dhe jetën e saj personale, duke zbuluar edhe një detaj romantik, ka shkruar BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kënga ime e dasmës do të jetë ‘I Melt With You’ nga Modern English. Imagjino të puthesh dhe të ecësh drejt altarit me atë këngë, e dua shumë”, ka thënë ajo.
Kënga “I Melt With You” nga grupi Modern English:
Ajo gjithashtu ka treguar se ëndërron një propozim martese në ambient të hapur, si në Central Park në New York, madje me një pankartë në një stol që do të shkruante: “A do të martohesh me mua?”
Edhe pse albumet e saj të mëparshme janë fokusuar në ndarje dhe dhimbje emocionale, Rodrigo ka thënë se në projektin e ri ka dashur të eksplorojë dashurinë dhe lumturinë romantike, por që historia nuk është aq perfekte sa duket.
“Është një histori dashurie që në fund prishet”, ka thënë ajo.
Ajo ka treguar gjithashtu për presionin emocional gjatë performancave të mëdha, përfshirë festivalin “Glastonbury”, ku pranoi se kishte kaluar ankth para daljes në skenë, por ka thënë se muzika e kishte qetësuar sapo kishte filluar të këndonte.
Rodrigo ka folur edhe për lidhjen e saj me Britaninë, duke thënë se ndihet më “normale dhe e lirë” në Londër, ku mund të ecë në park ose të takohet me miq pa shumë vëmendje publike.
Pavarësisht famës, ajo ka thënë se nuk synon të pëlqehet nga të gjithë.
“Nuk mendoj se qëllimi im është të më duan të gjithë. Kur e heq këtë presion, gjithçka bëhet më e bukur”, ka thënë ajo.
Në fund, ajo u shpreh me humor për jetën e saj ideale, duke thënë se do të donte që filmi i saj i jetës të kishte një titull shumë pozitiv dhe të gëzueshëm, ndërsa ende e sheh veten duke luajtur role në aktrim, si Juliet në “Romeo and Juliet”.
Rodrigo ka qenë në lidhje me aktorin britanik, Louis Partridge, me të cilin është ndarë në muajin dhjetor të vitit 2025, pas gati dy vjetësh së bashku.