Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Jennifer Lopez ka deklaruar se po hyn në një fazë të re të jetës së saj, të cilën e quan “epoka ime e lumtur”, pas një performance të befasishme në festivalin “Coachella” në Kaliforni.
Ylli 56-vjeçar ka performuar për herë të parë në këtë festival gjatë fundjavës (11-12 prill 2026), duke u ngjitur në skenë së bashku me artistin David Guetta për të interpretuar këngën e tyre të re “Save Me Tonight”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas performancës, ajo ka ndarë emocionet e saj përmes një postimi në Instagram, ka shkruar FemaleFirst.
“Ishte dita më argëtuese!! ‘Save Me Tonight’ me David për herë të parë live në pjesëmarrjen time të parë në COACHELLA ishte shumë speciale. Epoka ime e lumtur po rishkruan gjithçka. Kurrë mos u ndal së befasuari veten”, ka shkruar ajo.
Gjatë performancës, David Guetta e prezantoi si një “mike” përpara se ta ftonte në skenë, ku Lopez u shfaq me një kostum argjendi dhe dhuroi një performancë plot energji që elektrizoi publikun.
Kjo paraqitje erdhi vetëm disa javë pasi ajo përfundoi serinë e koncerteve “Up All Night” në sallën The Colosseum të hotelit Caesars Palace në Las Vegas. Turneu kishte nisur në muajin dhjetor të vitit 2025 dhe u mbyll me shumë sukses.
Në një tjetër postim, ajo ka falënderuar ekipin dhe fansat.
“Shfaqja e fundit sonte. Zemra plot. Për grupin tim, ekipin, balerinët, këngëtarët mbështetës dhe çdo fans që ishte pjesë e kësaj ‘epoke të lumtur’ të jashtëzakonshme, FALEMINDERIT nga zemra. Më e mira ende nuk ka ardhur”, ka shkruar ajo.
Lopez ka një histori të gjatë suksesi në Las Vegas. Mes viteve 2016 dhe 2018, ajo ka realizuar 120 shfaqje në Planet Hollywood Resort and Casino, duke gjeneruar mbi 100 milionë dollarë të ardhura.
Në një intervistë të mëparshme, ajo ka reflektuar për karrierën e saj duke thënë se mban mend gjithçka nga ajo kohe dhe i duket sikur ka ndodhur dje.
“Gjithçka më duket sikur ka ndodhur dje. I mbaj mend momentet, përgatitjet, çfarë thoshin njerëzit pas skenës… Janë kujtime shumë të forta të jetës sime. Kur i rikujtoj, nuk e di nëse bëhem emocionale, por patjetër mendoj: ‘Uau’. Jam e lumtur. Kam bërë shumë dhe jam krenare për këtë”, pati thënë ajo.