Ylli i muzikës pop Pink ka mohuar zërat se do të nisë një karrierë të re në televizion, duke theksuar se është “shumë e zënë” për një angazhim të tillë.
46-vjeçja ka hedhur poshtë raportimet se mund të marrë drejtimin e emisionit “The Kelly Clarkson Show”, pasi emri i saj ishte përmendur si favorit për të zëvendësuar Kelly Clarksonin, e cila ka njoftuar se emisioni i saj do të përfundojë më vonë këtë vit, ka shkruar FemaleFirst.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përshëndetje të gjithëve. Vetëm për të vazhduar me demantimin e të gjitha ‘burimeve’ që kemi këto kohë. Nuk po e marr unë drejtimin e ‘The Kelly Clarkson Show’”, ka thënë Pink në një video në Instagram, e cila më pas është fshirë.
Këngëtarja ka sqaruar se java e saj si prezantuese e ftuar ishte thjesht një favor për një mikeje dhe se një rol i përhershëm nuk ka qenë kurrë në plan.
“Po bëj një gjë argëtuese për shoqen time Kelly, sepse është diçka e bukur. Nëse do të doja një ‘talk show’, nuk do të më duhej të bëja auducione. Thjesht do ta kisha një të tillë, dhe do të ishte i mrekullueshëm, jo diçka që po e kërkoj apo po e shqyrtoj në botën time shumë, shumë, shumë të zënë”, ka thënë Pink.
Ylli së fundmi kishte mohuar edhe spekulimet për një ndarje nga bashkëshorti i saj, Carey Hart, pas 20 vjetësh martesë.
Ndërkohë, Kelly Clarkson kishte njoftuar më herët se do të largohet nga emisioni për t’u përqendruar më shumë te familja.
“Kam qenë jashtëzakonisht me fat që kam punuar me një grup kaq të jashtëzakonshëm njerëzish në ‘The Kelly Clarkson Show’, si në Los Angeles ashtu edhe në New York. Ka pasur kaq shumë momente dhe emisione të mrekullueshme gjatë këtyre shtatë sezoneve. Jam përjetësisht mirënjohëse dhe e nderuar që kam punuar me bendin dhe ekipin më të mirë që mund të shpresosh, me gjithë talentet dhe njerëzit frymëzues që kanë ndarë kohën dhe jetën e tyre me ne, me të gjithë fansat që e kanë mbështetur emisionin tonë dhe me NBC-në që ka qenë gjithmonë një partner i jashtëzakonshëm dhe mbështetës”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram.
Clarkson, fituese e edicionit të parë të “American Idol”, ka sqaruar se vendimi nuk ishte i lehtë, por i domosdoshëm.
“Nuk ishte një vendim i lehtë, por ky sezon do të jetë i fundit për mua si prezantuese e ‘The Kelly Clarkson Show’. Largimi nga orari i përditshëm do të më lejojë t’u jap përparësi fëmijëve të mi, gjë që ndjej se është e nevojshme dhe e duhura për këtë kapitull të ri të jetës sonë”, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar se dëshiron të kalojë më shumë kohë me fëmijët e saj, pas vdekjes së babait të tyre në muajin gusht, në moshën 48-vjeçare.