Princesha e Uellsit ka treguar se i ka kompletuar seancat e kimioterapisë, raporton “BBC”. Catherine ka rrëfyer nëpërmjet një videoje të publikuar nga Pallati Kensington.
Ajo kishte treguar në mars se po trajtohet për kancer dhe ka qenë larg syve të publikut për pjesën më të madhe të vitit. Ajo ka thënë se do të kryejë disa angazhime këtë vit.
Në një video emocionale ka treguar se viti ka qenë “jashtëzakonisht i vështirë” dhe se “jeta siç e njihni mund të ndryshojë përnjëherë”.
Pallati Kensington ka lënë të kuptohet se ende nuk është e mundur të thuhet në këtë fazë nëse ajo e ka larguar tërësisht kancerin.
Artikuj të ngjashëm
-
Princi William rrëfen se si iu treguan fëmijëve se nëna e tyre ishte diagnostikuar me kancer
-
Kate Middleton është bërë bionde
-
Pas betejës me kancerin, James Middleton i kushton fjalë prekëse motrës së tij
-
Jolie: nuk duhet të kemi frikë të flasim për kancerin
-
Charli XCX tërhiqet nga rrejte sociale “për ta mbrojtur shëndetin e saj mendor”