Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Priyanka Chopra: Kinematë do të ekzistojnë përkundër platformave transmetuese

Priyanka Chopra

Priyanka Chopra

Foto: Associated Press

Aktorja Priyanka Chopra beson se ani pse platformat transmetuese kanë ndryshuar industrinë e argëtimit, kinematë tradicionale do të vazhdojnë të ekzistojnë.

43-vjeçja ka thënë se të dy formatet e kanë vendin e tyre dhe mund të funksionojnë paralelisht.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Platformat transmetuese e ka ndryshuar lojën në industrinë e argëtimit dhe sigurisht që nuk do të zhduket. Por nuk mendoj se edhe kinemaja do të zhduket. Të dyja formatet mund të jenë të bukura në mënyrën e tyre”, ka thënë ajo në një intervistë për The Hollywood Reporter.

Ylli i serialit “Quantico” ka përmendur filmin e saj të ri aventurë-aksion “The Bluff” si shembull se pse filmat e realizuar për ekranin e madh vazhdojnë të kenë vlerë.

“Filmi është xhiruar 100 për qind në lokacione reale dhe kemi përdorur mënyrën tradicionale të realizimit të filmave. Kemi pasur skenografi reale me të cilat mund të punonim dhe të ndërvepronim. Prandaj regjisorët do të zgjedhin vetë mediumin që duan të përdorin”, ka shpjeguar ajo.

Chopra ka thënë gjithashtu se e mirëpret ndryshimin në industrinë e showbizit, ku publiku tashmë ka qasje në përmbajtje nga e gjithë bota.

“Më pëlqen fakti që sot publiku ka shumë mënyra për të parë showbiz nga vende të ndryshme. Më pëlqen që edhe filmat me titra mund të fitojnë çmimin për filmin më të mirë”, ka thënë ajo.

Aktorja, e cila ka lindur në Indi por jeton në SHBA, ka treguar më parë se fillimet e saj në Hollywood nuk kanë qenë të lehta.

Në një intervistë për Variety, ajo pati kujtuar paragjykimet me të cilat përballej në takimet e para.

“Njerëzit më thoshin: ‘Oh, ti flet shumë mirë anglisht’. Kishte një ide të paragjykuar për mua edhe para se të hyja në dhomë për një takim”, ka thënë ajo.

Chopra u zhvendos në Los Angeles në vitin 2013 dhe e pranoi se ky vendim ishte i frikshëm, pasi në Indi kishte një karrierë të suksesshme dhe siguri financiare.

“Të rifillosh karrierën në të 30-at është e frikshme. Unë isha e sigurt financiarisht dhe kisha sukses, por vendosa ta rrezikoja gjithçka për të nisur një jetë të re në Amerikë”, ka thënë ajo.