Prime Video ka publikuar trailerin e parë të serialit “Elle”, një projekt që rikthen historinë e famshme të Elle Woods shumë vite para ngjarjeve të filmit “Legally Blonde”, ka raportuar Variety.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSeriali është një projekt që do t’u tregojë fansave jetën e Elle Woods gjatë shkollës së mesme dhe eksperiencat që e formësuan në vajzën ikonike që publiku njohu në filmin origjinal.
“Seriali ndjek Elle Woods në shkollë të mesme, ku mësojmë për përvojat jetësore që e formësuan atë në gruan e re ikonike që njohëm dhe dashuruam në filmin e parë ‘Legally Blonde’”, thuhet ne përshkrimin zyrtar.
Sezoni i parë do të publikohet më 1 korrik dhe seriali është rinovuar tashmë edhe për sezonin e dytë.
Aktorja e re, Lexi Minetree, do të interpretojë versionin e ri të Elle Woods, në rolin e saj të parë kryesor. Ajo më herët ka pasur role më të vogla në projekte si “Law & Order: Special Victims Unit”.
Ndërkohë, June Diane Raphael do të luajë rolin e nënës së Elle, ndërsa Tom Everett Scott do të interpretojë babain e saj.
Në kastin e serialit do të shfaqen edhe emra si David Burtka, Kayla Maisonet dhe Lisa Yamada. Pjesë e projektit është edhe aktori i ndjerë James Van Der Beek.
Xhirimet e serialit nisën në prill të vitit 2025. Lajmin e konfirmoi vetë aktorja Reese Witherspoon përmes Instagramit, ku publikoi një fotografi me Lexi Minetree.
“Harvardi ishte i vështirë. Shkolla e mesme ishte edhe më e vështirë. Seriali ynë i ri, ‘Elle’, tashmë ka nisur produksionin!”, ka shkruar ajo.
Seriali është krijuar nga Laura Kittrell, e cila shërben edhe si producente ekzekutive dhe bashkë-drejtuese e projektit së bashku me Caroline Dries.