Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë një postim në Instagram duke treguar përkrahje për kombëtaret e Kosovës dhe atë të Shqipërisë të cilat do të luajnë sot në gjysmëfinalen e plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Ajo ka postuar në Instagram fotografitë e dy kombëtareve duke iu uruar fat.
“Fat të mbarë! Shpresoj që do të bëjmë histori dhe do të kualifikohemi në Kupën e Botës këtë vit”, ka shkruar ajo.
Kosova dhe Shqipëria do të luajnë ndeshje historike sot në fazën e gjysmëfinales së plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Kosova do të përballet me Sllovakinë në Bratisllavë, kurse Shqipëria do të luajë me Poloninë në ndeshjen që zhvillohet në Varshavë.
